Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jugu i Serbisë dhe ideja e ndarjes së Kosovës
English

Jugu i Serbisë dhe ideja e ndarjes së Kosovës

E shtunë, 21 maj 2011, NOA- Këtë të premte u mbushën 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit, me të cilën përfunduan luftimet mes forcave të Serbisë dhe shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ideja kryesore e kryengritësve ishte bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Kjo ide ekziston edhe sot në kushtet paqësore.

Lideri i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në jug të Serbisë, Ragmi Mustafa është një prej atyre që angazhohet hapur për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Për programin serb të Radios Deutsche Welle, ai thotë se e ka pritur me gëzim idenë e shefit të socialistëve dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës dhe përcaktimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Në qoftë se Daçiçi do të jetë qind për qind pragmatik, atëherë duhet të jetë i gatshëm edhe për ndarjen e Serbisë, në mënyrë që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të bashkohen me Kosovën, ndërsa veriu i Kosovës të bashkohet me Serbinë”, pohoi Mustafa.

Ai është i mendimit se pikërisht shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për përfundimin e tensioneve në Ballkan. “Kjo është absolutisht zgjidhja më e mirë, në qoftë se duam zgjidhjen e problemeve mes shqiptarëve dhe Serbëve. Vetëm në këtë mënyrë Prishtina dhe Beogradi, mund të vendosin raporte të përhershme të mira fqinjësore. Kështu do të dëshmonin para botës se janë të gatshëm të bëjnë këtë hap precedent”, thotë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Edhe Dushan Janjiq, është i mendimit se ideja për përkufizimin e shqiptarëve dhe serbëve është e mirë, por për një gjë të tillë është tepër herët. “Më parë duhet të futemi në NATO dhe BE. Pas futjes në këto organizma, mund të shtrojmë edhe çështjen e kufijve të ri, flamujve të ri dhe t'i pranojmë ato. Pra për njohjen e pavarësisë duhet të merremi vesh ditën e parë pas pranimit në BE", pohon Janjiq.

Serbët në Kosovë dhe shqiptarët në jug të Serbisë, po vazhdojnë ndërkohë të përfitojnë politikisht me letrën e nacionalizmit dhe përkufizimit të shteteve.

“Në këtë moment nuk mund të përjashtoj asnjë prej rreziqeve në luginën e Preshevës. Nuk e përjashtoj mundësinë e protestave, incidenteve sporadike të armatosura dhe as rrezikun e aksioneve të dështuara nga Beogradi”, pohon ai.

Janjiq rikujton edhe kërkesën shekullore të shqiptarëve që të jetojnë në një shtet të bashkuar në Ballkan. Ragmi Mustafa është i mendimit se një ide e tillë është reale. “Natyrisht që një gjë e tillë është e domosdoshme, sikur që është bërë edhe bashkimi i dy Gjermanive”, thekson Mustafa.

DW/NOA

KOMENTE