English

Majko: Shqipëria meriton më shumë se KQZ e Ristanit

Tiranë, 22 maj, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha sot gjatë protestës së opozitës para KQZ-së se numërimi i votave të hedhura në kutinë e gabuar është një shkelje e pastër ligjore. Ai u shpreh se Ristani “është duke numëruar votat rikoshetë”. Deputeti socialist tha se vendi meriton më shumë dhe kryeministri Sali Berisha duhet të mendohet mirë, para se të marrë vendime që sjellin reagimin e qytetarëve.

“Shqipëria meriton më shumë se kjo KQZ me Arben Ristanin si gjeneralin ushtrisë së vdekur. U drejtohem të majtëve dhe të djathtëve se sot në nuk jemi mbledhur për vete, por për gjithë vendin. Ku është shkruar e votat e kontestuara, as të vlefshme as të pavlefshme, siç thonë disa, një KQZ paska të drejtë t’i ktheje në të vlefshme”, tha Majko. Ai ju drejtua kreut të qeverisë se “në janar vratë katër nga tanët, sot nuk mund të vrisni të ardhmen e shqiptarëve”.

Majko theksoi se diferenca me 10 vota në Tiranë është e rëndësishme. “Kjo është demokracia edhe 1 votë duhet respektuar”, tha ai.

Duke përdorur shprehje romaneve të shkrimtarit Ismail Kadare, Majko ju drejtua kryeministrit Slali Berisha që të mos dëmtoi integrimin e vendit për hir të pushtetit

“Mos e muros fatin e atdheut tënd te ura me tre harqe, për të kaluar lumin e momentit”, tha Majko.

a.k/NOA

KOMENTE