English

Mbështetësit e PS mblidhen para KQZ, mbledhja shtyhet në 12:00

Tiranë, 23 maj, NOA, Update – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë zhvillimin e mbledhjes për shpalljen e rezultatit për garën elektorale të Tiranës. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej në orën 10:00. Ndërkohë që pak më parë, KQZ ka njoftuar se komisioni do të mblidhet në orën 12:00.

Ndërkohë që prej orës 09:30, para godinës së KQZ-së kanë nisur të mblidhen dhe protestuesit e parë të opozitës. Fillimisht kanë ardhur disa prej protestuesve që janë nisur nga rrethet dhe kanë mbërritur në Tiranë me autobusë. Duke qenë se sot bëhet dhe publikimi i rezultatit nga KQZ-së, protesta e opozitës pritet të jetë edhe më masive.

a.k/NOA

KOMENTE