Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitorja e Bashës, simpatizantë të PD marshojnë në qendër të Tiranës
English

Fitorja e Bashës, simpatizantë të PD marshojnë në qendër të Tiranës

Tiranë, 24 maj 2011 NOA / Ervin Tirana – Disa dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike, me flamuj të kësaj partie dhe të Bashkimit Evropian, janë duke marshuar gjatë natës së sotme në rrugët e Tiranës.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit kanë parakaluar duke nisur që nga mesnata e së martës, disa dhjetëra makina ku disa të rinj mbi to, me flamuj të PD, me bori dhe me thirrje gëzimi, po manifestojnë gëzimin për shpalljen e Lulzim Bashës zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fitues i postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Aktualisht, simpatizantët po përshkojnë vazhdimisht rrugët e ish-Bllokut, rrugën deri tek RTVSH, ambasada italiane dhe selia e KQZ tek Pallati i Kongreseve, duke vazhduar tek sheshi Nënë Tereza dhe duke parakaluar në shenjë festive edhe tek rruga e Elbasanit, sheshi Skënderbej, rruga e Durrësit, ajo e Kavajës, bulevardi Zogu i Parë etj.

Ndërkohë forca të shumta të policisë rrugore gjenden në këto akse rrugore.

Nuk ka prani të dukshme të forcave të policisë së rendit dhe as atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia Rrugore, herë pas here ndalon automjete duke bërë verifikim të personave në to, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll situatën.

Burime nga Policia e Shtetit i pohuan agjencisë NOA se forcat e policisë janë aktualisht në gjendjen e Gatishmërisë nr 1.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli në orën 23 të së hënës zyrtarisht tabelën përfundimtare që e nxjerr kandidatin Lulzim Basha si fitues të zgjedhjeve për kryetarin e baskisë së Tiranës.

Ky rezultat doli përmes tabelës finale pas konkludimit me 11 tabelat që i përkisnin 11 KZAZ-ve të Tiranës.

Tabela përfundimtare u miratua me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, deklaroi kryetari i KQZ, Arben Ristani.

Shpallja e tabelës përfundimtare për procesin zgjedhor të zhvilluar më 8 maj 2011 në Tiranë, erdhi pasi KQZ miratoi pas debatesh dhe kundërshtish të shumta të përfaqësuesve të opozitës në Komision.

Kjo tabelë ka evidentuar si fitues me 81 vota më shumë, kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.

KQZ konkludoi se ishin gjithsej 250885 vota të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit për qytetin e Tiranës.

Nga këto, Lulzim Xhelal Basha ka marrë 124786 vota, Edi Kristaq Rama 124705 vota dhe Hysni Milloshi 1394 vota.

e.t/NOA

KOMENTE