Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëntë ambasadorë vizitojnë Lojërat Olimpike Speciale 2011
English

Nëntë ambasadorë vizitojnë Lojërat Olimpike Speciale 2011

Tiranë, 24 maj 2011 NOA - Nëntë ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Tiranë vizituan sot mjediset ku po zhvillohen Lojërat Olimpike Speciale 2011 për të dhënë mbështetjen e tyre për këtë iniciativë.

Ambasadorja Angleze Fiona Mcllwham, Ambasadori Amerikan Alexander Arvizu, Ambasadori Italian Saba D’Elia, Ambasadori i BE Ettore Sequi, Ambasadori i OSCE Eugen Wollfarth, Ambasadorja e Republikës Çeke Marketa Fialkova, Ambasadori Hungarez Sandor Molnari, Ambasadorja Franceze Maryse Daviet, Ambasadori Grek Nikos Pazios ishin te pranishëm në një takim me pjesëmarrësit dhe organizatorët e Lojrave Olimpike Speciale.

Ambasadorët u pritën nga Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Z.Albi Greva. Ata u përshëndeten me atletët, mësuesit dhe vullnetarët e shumtë. Mes tyre u shkëmbyen foto dhe mesazhe të bukura.

Një moment emocionues ishte për Endrin, një nga pjesëmarrësit e këtyre lojërave, i cili pati mundësinë të luajë pingpong me Ambasadorin Amerikan Z. Arvizu.

Në një intervistë për mediat, Ambasadori Amerikan Alexander Arvizu u shpreh se Lojërat Olimpike Speciale janë një traditë shumëvjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shprehu gëzimin e tij që kjo traditë po bëhet pjesë edhe e Shqipërisë. Ai falënderoi Fondacionin Vodafone Albania për mbështetjen e kësaj iniciative dhe inkurajoi pjesëmarrësit

Flaka Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre Lojërave, u ndez dje paradite në selinë e Presidencës nën kujdesin dhe praninë e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe do qëndrojë e ndezur edhe nesër në ambientet e Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku do të zhvillohen garat.

Këtë vit në këto lojëra marrin pjesë më shumë se 300 atletë nga i gjithë vendi, të cilët përfaqësojnë 14 skuadra, nga rrethe të ndryshme, në 6 disiplina sportive; futboll, basketboll, çiklizëm, pingpong, atletikë, dhe bowling.

Këta atletë i bashkohen më shumë se 2,000,000 atletëve në mbarë botën, në Lëvizjen Olimpike Speciale.

e.t/NOA

36

KOMENTE