Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Përmirësim sistemit pensional, jo nëpërkëmbje gjeneratash
English

Vetëvendosje: Përmirësim sistemit pensional, jo nëpërkëmbje gjeneratash

Prishtinë, 24 maj 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje gjatë një tryeze të organizuar ditën e sotme diskutoi rreth sistemit aktual të pensioneve në Kosovë, ku në fokus të saj ishin mundësitë për përmirësimin e tij.

Gjatë prezantimit u tha se sistemi pensional radhitet në njërën prej pikave më të rëndësishme të politikave publike, dhe si i tillë ai duhet të jetë i menduar mirë dhe i shumë diskutuar, çka kërkon edhe zbatimin me kujdes.

Gjatë tryezës u veçua statusi i pensionistëve aktual, si dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre nga sistemi i zbatuar në Kosovë.

Sipas lëvizjes Vetëvendosje pensionet janë e drejtë e garantuar që e gëzon qytetari e jo favor i pushtetit ndaj qytetarit dhe se sistemi pensional duhet ta garantojë mirëqenien e të gjithëve e jo të bazohet në sakrifikimin e njërës apo tjetrës gjeneratë.

Në propozimin e bërë nga kjo parti theksohet, mbrojtja e të drejtave, interesave dhe garantimin e mirëqenies për punonjësit aktual, mbrojtja e të drejtave, interesave dhe garantimin e mirëqenies për pensionistët aktual si dhe mobilizimin e kursimeve pensionale në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Është evidente se ato që sot quhen pensione bazë në Shtyllën e parë të sistemit pensional të Kosovës, që financohen nga Buxheti i Kosovës, pra nga tatimet e qytetarëve, nuk i përmbushin as kriteret e pensionit, si status i caktuar shoqëror, e as nevojat financiare për sigurimin e një jete të dinjitetshme për pensionistin”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes.

Përfaqësuesit e partive të pensionistëve kritikuan Qeveritë e pasluftës të cilat nuk kanë marrë asnjë hap konkret për kthimin e fondit pensional të grabitur nga Serbia.

Në këtë tryezë përveç aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu dhe Visar Ymeri të cilët prezantuan platformën për evoluimin e sistemit pensional, në këtë tryezë si panelistë morrën pjesë edhe përfaqësues nga sindikatat, shoqëria civile dhe nga subjekte të ndryshme politike.

a.y/NOA

KOMENTE