Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Islami: Rama dhe Berisha të reflektojnë
English

Islami: Rama dhe Berisha të reflektojnë

Tiranë, 26 maj, NOA –Update- Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami tha sot në mbledhjen e Kuvendit se kreu i PS-së, Edi Rama dhe kryeministri Sali Berisha duhet të jenë të kujdesshëm deri në nxjerrjen e vendimit për zgjedhjet në Tiranë nga ana e Kolegjit Zgjedhor.

Në fjalën e tij, Islami tha se dy politikanët duhet të reflektojnë për të mirën e vendit dhe për të mos dëmtuar proceset integruese në vend. “I bëj apel grupit tim parlamentar, kreut të PS-së Rama por edhe juve dhe kryeministrit Berisha për reflektim. Duhet të jeni të kujdesshëm me kalendarin deri sa të merret një vendim nga Kolegji”, tha Islami.

Islami shtoi se ndodhej në seancë për të dhënë një mesazh si mazhorancës ashtu edhe grupit parlamentar socialist.

Së bashku me Islamin në seanca ndodhet dhe deputeti Andis Harasani. Dy deputetët kanë marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së. Ditën e hënë, kreu i PS dhe deputetët e selisë rozë vendosën bojkotin e Kuvendit.

a.k/NOA

KOMENTE