Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani-Petroviç: Standardet e 8 majit nga më të lartat
English

Nishani-Petroviç: Standardet e 8 majit nga më të lartat

Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani priti në një takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës Sllobodan Petroviç, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Shqipëri.

Gjatë takimit ministri Nishani e njohu Petroviç mbi rëndësinë që i është kushtuar në Shqipëri zbatimit në praktikë të parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, delegimin e sa më shumë kompetencave nga pushteti qendror drejt pushtetit vendor, shumëfishimin e grantit dhe financimeve të tjera nga qeveria për njësitë e qeverisjes vendore.

Sakaq ai shtoi edhe dhënien e mundësisë për kredimarrje të drejtpërdrejtë nga njësitë vendore dhe transferimin e pronave publike drejt pushtetit vendor.

Një pikë tjetër ku u ndal gjatë bisedës ishin edhe zgjedhjet e 8 majit, ku Nishani informoi se qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme përmbushën të gjitha detyrat e përcaktuara në ligj për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor që u zhvilluan më 8 maj 2011, duke veçuar dokumentet e identitetit të standardeve më të larta ndërkombëtare, si dhe listat e sakta të zgjedhësve që buruan nga Regjistri Kombëtar Elektronik i Gjendjes Civile.

Nishani dhe Petroviç shprehën besimin se të gjitha vendet e rajonit janë në rrugë të mbarë në axhendën e përbashkët për integrimin në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij, ministri Petroviç i drejtoi Ministrit Nishani një ftesë zyrtare për të vizituar Kosovën.

Më tej, ministrat Nishani dhe Petroviç u angazhuan në takim për të nxitur binjakëzimet mes njësive të pushtetit vendor në Shqipëri dhe Kosovë si dhe shprehën angazhimin e plotë për të nxitur bashkëpunimin mes strukturave dhe specialistëve të pushtetit vendor për shkëmbimin dhe implementimin e politikave dhe praktikave më të mira për qeverisjen vendore në Shqipëri dhe Kosovë.

a.y/NOA

KOMENTE