English

Topalli: Shpëtuam nga “Kasapi” i Ballkanit

Tiranë, 26 maj 2011 NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti sot lajmin për arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Për Topallin, arrestimi i kasapit te Bosnjës dhe Hercegovinës Ratko Mladic, njërit prej figurave me te zeza dhe kriminale te Ballkanit është një lajm i shumëpritur jo vetëm për qytetaret e Bosnje Hercegovinës, por për te gjithë qytetaret e Evropës, e me tej.

Sipas Topallit, gjykimi i tij nga Gjykata e Hagës është një lajm i mire edhe për te afërmit e viktimave, te cilët përjetuan genocidin ne zemër te Evropës.

“Sot të gjithë këta familjare qe kane humbur te dashurit e tyre nga terrori i Ratko Mladicit janë pak me te lehtësuar, sepse sot pas 16 vitesh ato mund te shpresojnë tek drejtësia. Kjo është një dite e shënuar për te mbyllur një kapitull te kobshëm te historisë se trishtueshme te shkaktuar nga kriminelet ne Ballkan”, - thekson Topalli në reagimin e saj.

e.t./NOA

KOMENTE