Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha- Davis: Vendimet ligjore, duhen respektuar nga të gjitha palët
English

Berisha- Davis: Vendimet ligjore, duhen respektuar nga të gjitha palët

Tiranë, 27 maj 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me ish-kongresmenin demokrat Lincoln Davis.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë e njohu, zotin Davis me zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 8 majit 2011, duke i vlerësuar ato si zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri më sot duke veçuar edhe pjesëmarrjen e lartë, procesin e qetë të votimit si dhe nivelin e lartë të transparencës në procesin e numërimit.

Më tej, Kryeministri theksoi se ashtu si gjatë fushatës fokusi i koalicionit të udhëhequr prej tij ishte te qytetari dhe interesat e komunitetit ashtu edhe në periudhën paszgjedhore.

Ai tha se, objektivi themelor në funksion të një procesi me standardet më të larta është numërimi i çdo vote ku zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij.

Kryeministri Berisha e siguroi zotin Davis se mazhoranca do të pranojë çdo rezultat të certifikuar nga institucionet e mandatuara nga ligji.

Nga ana e tij kongresmeni Davis duke vlerësuar punën e bërë nga qeveria dhe procesin transparent të zgjedhjeve që bazohet në respektin e votës së çdo zgjedhësi theksoi se vendimet e institucioneve që i certifikojnë ato në përputhje me ligjin, duhen respektuar nga të gjitha palët në këtë proces, si një shenjë maturie demokratike e shoqërisë shqiptare.

Sakaq kreu i qeverisë shprehu bindjen se garancia më e madhe për një proces me standarde të larta dhe rezultat me legjitimitet të plotë sigurohet vetëm nëpërmjet zbatimit me përpikmëri të ligjit zgjedhor jashtë çdo presioni që vjen nga rruga.

a.y/NOA

KOMENTE