Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tryezë për gjuhësinë kompjuterike, program dhe abetare dixhitale
English

Tryezë për gjuhësinë kompjuterike, program dhe abetare dixhitale

Prishtinë, 27 maj 2011, NOA- Qendra për Përparim dhe Edukim e njohur ndryshe si QEP, ka mbajtur sot tryezën “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

Në këtë tryezë u diskutua për softuerët e gjuhës shqipe, si për AS Drejtshkrimorin 2.0, si mjet themelor për kulturën gjuhësore, përmirësimin dhe plotësimin e drejtshkrimorit të shqipes me programe shtesë, tastierën shqipe, “kullën e shqipes”, si pasqyrë e sistemit morfologjik të gjuhës shqipe; programin për abetaren dixhitale etj.

Drejtori i Qendrës për Edukim dhe Përparim Lulëzim Shishani, tha se shumë nga këto programe janë realizuar me bashkëpunimin e ngushtë dhe të vyer edhe të institucioneve të tjera të shkencës shqiptare.

Ai tha se zgjidhjet që u ofruan për disa probleme gjuhësore janë të bazuara në praktikat dhe përvojat e organizatave të rëndësishme që merren me gjuhësi kompjuterike, si “Microsoft”, “Amebis”, “Alba-Soft” etj., madje testimet që u janë bërë këtyre softuerëve kanë treguar se niveli i tyre jo vetëm i shkallës teknike, por edhe i asaj gjuhësore është shumë i lartë.

“Gjuhësia kompjuterike është alternativa më e mirë, më frytdhënëse dhe më e përshtatshme në kushtet e sotshme për ruajtjen, begatimin dhe përparimin e gjuhës shqipe. Sa ka qenë vështirë dhe çfarë është sasia, por, edhe cilësia e punës sonë, dëshmon edhe botimi i kësaj krijimtarie në një libër, e që del të jetë libri më i madh në botë, jo vetëm për nga përmasat, por edhe nga përmbajtja që ka, sepse “Libri Gjigant” i ka 8 mijë faqe”, deklaroi Shishani, duke shtuar se projekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” ka synim të qartë, “Një komb, një gjuhë, një standard”.

Ndërsa Adelina Çerpja, bashkëpunëtore e QEP-it dhe anëtare e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, foli për drejtshkrimorin e gjuhës shqipe.

Ajo sqaroi se programi, jo vetëm nënvizon me të kuqe fjalët e shkruara gabim dhe bën korrigjimin automatik për shumë fjalë e trajta fjalësh, por ofron dhe mundësinë që përdoruesi të krijojë në kompjuterin e tij një fjalor të përshtatur me fjalët që nuk janë në program, por që ai i përdor shpesh, të cilat mund të jenë terma të fushave të veçanta, emra njerëzish ose vendesh, si dhe shkurtime të ndryshme etj.

Gjatë tryezës u theksua se programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0 bën mbi 5 milionë korrigjime automatike të gabimeve të llojeve të ndryshme.

Sakaq po n këtë takim u përurua edhe “Fjalori i Termave të Informatikës”, i cili përbëhet nga 3 mijë fjalë anglisht-shqip- anglisht.

Në këtë tryezë morën pjesë anëtarë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës si dhe shumë personalitete të jetës kulturore e arsimore të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE