Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bastionet dhe bunkerët
English

Bastionet dhe bunkerët

T’ia marrësh bastionet një partie në pushtet pa zhurmë dhe pa telashe, është një arritje madhe e demokracisë. Këtë mund të mos e pranojnë vetëm ata që nuk duan ta shohin të vërtetën përtej kampit të tyre

Nga Bardh Frangu

Është një pandehmë që duhet sqaruar që në fillim të këtij shkrimi: kemi apo nuk kemi të drejtë që ne kosovarët të reflektojmë mbi zhvillimet në Shqipëri? Nuk pajtohem me gjithë ata që duan të na e marrin këtë të drejtë. Njerëzit, në këtë rast edhe publicistët, analistët, intelektualët etj., duhet të reflektojnë mbi fenomenet dhe dukuritë që ngjallin shqetësim tek ai dhe komuniteti të cilit i takon. Shqetësimi për zhvillimet në Shqipëri është i dukshëm edhe tek ne, madje edhe lehtësisht i matshëm. Si të tillë këtë shqetësim nuk duhet parë vetëm nga rrafshi etnonacionalist, por thjesht edhe nga ai qytetar, për më tepër kur të gjithë e kemi të qartë se Shqipëria është bërë model i natyrshëm për të gjitha zhvillimet në Kosovë.

Në këtë kontekst duhet parë edhe reagimin e akademikut Rexhp Qosja, i cili publikisht mori guximin që të vihet në rolin e prokurorit dhe ta shpallë vrasës Lulëzim Bashën, kandidatin e së djathtës në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Është çështje e akademik Qosjes përse ka anashkaluar institucionet shtetërore, të cilat vlerësojnë të drejtën për kandidim dhe qartë është pozicionuar në anën e të majtëve në Shqipëri. Mbase kjo është çështje për debat. E nëse debati vlerësohet si dera nga e cila hyhet në demokraci, mund të konstatohet se akademiku ynë, me gjestin e tij, ka dhënë një kontribut për këtë.

U pa ashiqare se ky qëndrim i akademikut tonë ngjalli reagime të jashtëzakonshme, nëpërmjet të cilave u dëshmua se ende jemi shumë larg kultivimit të një dialogu demokratik, i cili para së gjithash do të nënkuptonte tolerancën dhe mirëkuptimin për mendimin ndryshe dhe do të përjashtonte ekskluzivitetin e bartur nga sistemi i shtetit parti. Ky qëndrim i Qosjes nuk ishte pa ndikim edhe në nxitjen e një grupi krijuesish dhe intelektualësh, që në formë reagimi mbështetën kandidatin e djathtë në Tiranë. Në kuadër të zhvillimit të këtij debati, kaq të nevojshëm për shëndetin e demokracisë, duhet parë edhe letrën publike të shkrimtarit tonë më të popullarizuar, Ismail Kadare, drejtuar kandidatit të së djathtës, Lulëzim Bashës.

E nëse herët kemi konstatuar se debatin me karakter politiko-kulturor brenda hapësirave shqiptare e kanë bartur po këta dy persona me ndikim publik, angazhimi i tyre në procesin e fundit zgjedhor në Shqipëri, ka marrë një qëndrim thjesht politik, nëpërmjet të cilit duket qartë se këta dy personazhe të rëndësishme të kulturës sonë janë i njëjti prodhim ideologjik.

Në fakt, që të dy këta kanë vajtur përtej logjikës institucionale dhe janë pozicionuar qartë në anën e liderit të së majtës, duke e dëmtuar kështu jo vetëm personin Lulëzim Basha, por edhe në tërësi procesin zgjedhor në Shqipëri. Në anën tjetër kanë nxitur në një reagim qytetar shumë domethënës.

Sigurisht që debatit i kontribuoi edhe lajmi më i mirë që prodhuan mediat shqiptare, ndërsa arritën të zbulojnë, përkatësisht dekonspirojnë votën e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi. Kjo për faktin se vota e presidentit dëshmoi se sa i fuqishëm është morali i dyfishtë në këtë krizë të përgjithshme morale, që ka kapluar shqiptarët në të gjitha hapësirat e tyre.

Mediat patën fat në këtë rast të ndjekjes së procedurës së leximit të vullnetit të qytetarëve. E nuk është thënë kot se rasti është më shumë se president, është mbreti i botës. I tillë u dëshmua në këto zgjedhje në Shqipëri. Debati i hapur për këtë rast ka përballur politikën me mediat dhe si i tillë ka bërë që të kuptohet qartë se nëse ka një kod për zgjedhjet, ka edhe një kod për mediat, i cili nuk mund të instrumentalizohet skajshmërisht nga politika.

Sigurisht që të gjithë jemi dëshmitarë të një lufte të ashpër mes të majtës dhe të djathtës (të cilësuara kushtimisht kështu), në përpjekje për ta vrarë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve. Këto kampe paturpshëm shpallin fitoret e tyre të paqena dhe nëpërmjet konstruksioneve luajnë pamëshirshëm me emocionet e qytetarëve, duke e shndërruar vendin në një teatër absurdi, epitet ky të cilin Shqipëria e bart që më shumë se gjashtë decenie.

Jemi dëshmitarë të një veprimi absurd të opozitës e cila, e verbëruar nga ndjenja e pushtetit, ka lejuar që e drejta të kalojë në anën e pozitës, përkatësisht në anën e pushtetit autoritar, i cili demokracinë e koncepton sipas masës së tij. Nëse opozita, përkatësisht e majta, trumbeton faktin se ia ka marrë nga dora të djathtës, përkatësisht pozitës, pushtetin në bastionet e saj, kjo vetvetiu nënkupton faktin se pozita nuk ishte e interesuar që në mënyrë industriale të prodhonte vota për veten, por përkundrazi. T’ia marrësh bastionet një partie në pushtet pa zhurmë dhe pa telashe, është një arritur e madhe e demokracisë. Këtë mund të mos e pranojnë vetëm ata që nuk duan ta shohin të vërtetën përtej kampit të tyre, përtej bunkerëve. Pavarësisht faktit se bastioni i së majtës në Tiranë u shemb me ndihmën e logjikës autoritare të liderit Rama, i cili në luftën për pushtet absolut fragmentarizoi të majtën, është një arritje e demokracisë.

Si do që të jetë, thyerja e bastioneve përkon me thyerjen e bunkerëve, të cilët vazhdojnë të prodhojnë frikë dhe pasiguri dhe për të cilët Shqipëria ende nuk ka gjetur një zgjidhje. /Express/

KOMENTE
  • Mario Sadiku23:28 - 28 Maj 2011
    te gjith keta e kan gabim po ky sala jot qe ka 20 vjet ne krye re PD pse nuk shruan nje koment zoti frangu dhe per rugen e kombit qe kushtoj tre fish po meresh se per ke voton njeri dhe tjetri. mendimi eshte priva ne demokraci cdo njeri mendon me te miren qe kupton dhe nje gje doja te shtoja sa te jet sala ska per te pasur votime te lira