Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga-Turk: Përkrahja e Sllovenisë e rëndësishme për integrimin e Kosovës
English

Jahjaga-Turk: Përkrahja e Sllovenisë e rëndësishme për integrimin e Kosovës

Varshavë, 28 maj 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Varshavë me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk. Kryetarja e Shtetit të Kosovës e falenderoi Presidentin slloven për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë dhe po i jep shtetit më të ri të Europës.

Zonja Jahjaga bëri me dije se “të dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat dhe sidomos në ekonomi, ku investimet sllovene në Kosovë janë në shkallë të lartë”.

Gjatë këtij takimi të bërë publik nga zyra e shtypit e Presidencës së Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi synimin e Kosovës për ecjen sa më shpejt drejt procesit të integrimeve evropiane dhe përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në këtë plan, ajo tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja sllovene.

Nga ana e tij, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk uroi edhe një herë zonjën Jahjaga për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Turk nënvizoi se Kosova dhe Sllovenia janë dy vende mike që kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie do t’i zhvillojnë edhe më tej në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Gjithashtu, Presidenti Danilo Turk e ftoi Presidenten Jahjaga për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Ai evidentoi gjatë takimit bashkëpunimin shumë të mirë mes bizneseve të të dy vendeve dhe u shpreh se Sllovenia mund të ndihmojë në rritjen e shkallës së eksportit të produkteve kosovare.

Ky takim i Presidentes së Kosovës dhe atij të Sllovenisë u zhvillua në Varshavë të Polonisë ku krerët e vendeve merrnin pjesë në takimin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore, me lajtmotiv ndarjen e përvojave të ndryshme të demokratizimit të vendeve.

mit/NOA

KOMENTE