Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Hipoteza e PS si ajo e Manchester United ndaj Barcelonës
English

LSI: Hipoteza e PS si ajo e Manchester United ndaj Barcelonës

Tiranë, 29 maj 2011, NOA Update – Ylli Manjani, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në LSI deklaroi sot se janë 124 786 zgjedhës të Tiranës që kanë vendosur të nxjerrin në opozitë, për herë të parë Edi Ramën, i cili kandidoi për të katërtin mandat në bashkinë e Tiranës.

Në një prononcim për mediat Manjani bëri me dije se ky fakt e ka tërbuar Edi Ramën, dhe ka nxitur drejtuesit e tjerë të Partisë Socialiste të ndërmarrin një betejë për prishjen e procesit zgjedhor.

“Shpresa e tyre e vetme është që t’i imponohen publikut, institucioneve dhe opinionit ndërkombëtar me tezën e përsëritjes së zgjedhjeve”, theksoi Manjani.

Ai iu referua finales së Champions League, kur perifrazoi se hipoteza e ripërsëritjes së zgjedhjeve në Tiranë është njësoj sikur Manchester United të kërkojë përsëritjen e ndeshjes finale me Barcelonën, vetëm sepse e humbi, 1-3.

“Nuk ka asnjë një lloj vaji dhe as uthulle që të bëjë të gëlltitshëm pozitën groteske të zotit Rama dhe të drejtuesve të lodhur të Partisë Socialiste”, tha Manjani.

Ai tha se teoria, që numri i votave është më i madh se numri i votuesve, duke i bërë zgjedhjet të papranueshme e duke fajësuar për këtë KQZ-në është një thikë që zoti Rama kërkon të ngulë me dëshpërim në shpinën e procesit zgjedhor.

“Është e vërtetë që fletët e votimit të gjetura në kutinë e gabuar janë tepër për këtë të fundit, por është gjithashtu e vërtetë se po të njëjtat fletë janë mangut në kutinë e duhur. Por PS-së nuk i intereson kjo e fundit, sepse në fakt nuk i intereson vota e qytetarëve, por vetëm fitorja e kryetarit”, sqaroi Manjani.

Ai informoi se fleta e votimit këtë herë përveç elementëve të sigurisë që parashikon Kodi Zgjedhor, me kërkesën e Partisë Socialiste, KQZ i dha të drejtë Kryetarit dhe Nënkryetares të vendosin një shenjë të fshehtë në fletën e votimit.

Sipas Manjanit nënkryetarja Dëshira Subashi nuk kontestoi mungesën e shenjës që e di vetëm ajo, në asnjërën prej fletëve të numëruara.

Në këtë suazë, Manjani e ftoi Edi Ramën që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

“Të pranojnë faktin se Kryetari i Partisë Socialiste doli në opozitë për herë të parë dhe t’i kthehen jetës institucionale në këtë vend. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ia kanë për borxh as Ramës e askujt tjetër përbuzjen e vullnetit, që e shprehën qetësisht, paqësisht dhe demokratikisht më datën 8 Maj. Ky vullnet u lexua publikisht, qartësisht dhe brenda një procesi të rregullt ligjor të sigurtë dhe me integritet”, përfundoi deklaratën e tij përfaqësuesi për Çështjet ligjore dhe zgjedhore në LSI, Ylli Manjani.

mit/NOA

KOMENTE
  • vlonjati18:00 - 29 Maj 2011
    ke te radh fituat ca deputet po ne 13 nuk kini per te pasur as nje me keto budallalleqe ja fusni kot
  • Filtra Uji Aquaphor15:58 - 29 Maj 2011
    Ore manjani Barcelona e fitoj brenda 90 minutsit ndeshjen e jo si ju qe bet golin kur kishte mbaruar ndeshja ! Ama krahasime beke ti , ti bie me kembet e tua brenda ! Le qe se kemi problem ne c'fardo budalleqesh te themi ,sa te kemi Salen ne sna get njeri.