Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Manjani: PS kërkon të imponojë tezën e përsëritjes së zgjedhjeve
English

Manjani: PS kërkon të imponojë tezën e përsëritjes së zgjedhjeve

Tiranë, 29 maj, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar sot se qëndrimet e PS-së për manipulim zgjedhjesh në Tiranë dhe përsëritje të tyre, janë tentativa për të deligjitimuar procesin dhe shkatërruar atë. Sekretari i Komisionit për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani tha në një deklaratë për mediat se humbja e Tiranës nga Edi Rama ka sjellë dhe nisjen e betejës së PS-së për prishjen e procesit zgjedhor.

“Qëllimi i Ramës dhe i drejtuesve të tjerë të PS-së është që t`i imponohet publikut teza e përsëritjes së zgjedhjeve. Rama kërkon të ngulë pabesisht një thikë në shpinën e procesit zgjedhor”, tha përfaqësuesi i LSI-së.

Ai u shpreh se qytetarët janë të bindur se vota e tyre u numërua në mënyrë transparente.

“Ftojmë Ramën të qetësohet, të pranojë rezultatin dhe faktin që doli në opozitë dhe t`i kthehet jetës institucionale. Qytetarët nuk ia kanë për borxh që të shprehin përbuzje për votën e tyre pasi vullneti u tyre u numërua në mënyrën më transparente”, tha Manjani.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE
  • Bajram Selimi14:43 - 29 Maj 2011
    Jam plotesisht dakort me komentin e Z.Manjani me gjithese ne vitin 2009 kemi qene ne pole te ndryeshme.jam dakort pasi po thote te verteten Z.Rama e ka humbur jo vetem Tiranen por te drejten per te drejtuar opoziten.Ky vend dhe kjo mazhorance e ligjeshme ka nevoje per nje opozite konstruktive qe ti sherbeje zhvillimit dhe integrimit europjan te vendit dhe te dilte e te dekleronte publikisht Z.Basha pergezime per fitoren por kete nuk e beri se ashtu sic ka treguar ne te kaluaren dhe te tashmen ai nuk e kaperdin dot fjalen humbje dhe deshtim por kjo eshte e verteta ai kete radhe pervec humbjes si kryebashkiak dehtoi perfundimisht si i pari i socialisteve te thjeshte jo i klaneve te pislleqeve dhe trafikanteve e me gjere.Z.BASHA TE UROJ PUNE TE MBARE SI KRYEBASHKIAKU I RI I TIRANES DHE BRAVO TE QOFTE QE I TREGOVE MBARE SHQIPERISE DHE BOTES SE QYTETERUAR SE TIRANA NUK ESHTE E KUQE DHE PENGU I BLLOKUT DHE I BINJEVE TE DIKTATURES