Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Të rivlerësohet çdo votë e kontestuar
English

Berisha: Të rivlerësohet çdo votë e kontestuar

Tiranë, 30 maj, NOA – Update/ Kryeministri Sali Berisha tha sot se numërimi i votave të kontestuara është një e drejtë që çdo force politike ja jep Kodi Zgjedhor. Në mbledhjen e Grupit të PD-së, Berisha u shpreh se sistemi zgjedhor ka në themel të tij kundërshtimin. “Ne kërkuam rivlerësimin e votave të kontestuara, sepse sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të parë, të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem, në dallim nga ai i mëparshmi, që në rezultat të ngushtë autorizonte rinumërimin, është ndryshe, nuk lejon të prekësh asnjë votë, për të cilën komisionerët dhe grupet e numërimit kanë qenë dakord. Ato nuk preken”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kreu i PS-së mund të kishte bërë padi për të gjitha çështjet që e kanë shqetësuar gjatë zgjedhjeve në Tiranë. “Ti mund të kishe bërë padi për 2 mijë kuti, por bërë akuza vetëm pasi u mbyll procesi i ankimimit”, tha Berisha duke ju drejtuar kreut të opozitës.

Kryeministri shtoi se mazhoranca ka bërë një përjashtim në futjen e fletëve të kontestuara. Ai ka përmendur dy kutitë ku është votuar se bashku me kundrafletët e votimit. Berisha shtoi se këto fletë nuk janë kontestuar sepse nuk mund t’i thuhej qytetarit se vota e tij është e pavlefshme për një gabim të komisionerit.

“I kemi lejuar vetes vetëm një përjashtim; fletët që janë gjetur me kundra fletë, me shumë të drejtë komisionerë e të dy anëve i kanë quajtur të kontestuara. Por nëse ne do ishim marrë me to, kandidati tjetër do të ishte me minus 300-400 vota. Por qytetarët kishin folur hapur. Nuk mund t’i thoshim qytetarit vota jote nuk vlen”, tha kryeministri.

a.k/NOA

KOMENTE