Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bakteri killer, shënohet viktima e parë jashtë Gjermanisë: “Kastravecët të pafajshëm”
English

Bakteri killer, shënohet viktima e parë jashtë Gjermanisë: “Kastravecët të pafajshëm”

Tiranë, 31 maj, NOA- Bakteri E. Coli ka shënuar viktimën e parë jashtë Gjermanisë, ku deri tani bakteri vrasës ka vrarë 14 njerëz. Bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe, që vdiq në një spital në jugperëndim të Suedisë, pasi ishte infektuar nga ky bakter ndoshta gjatë qëndrimit në Gjermani.

Burime të spitalit thanë se ky është rasti i parë i njohur i vdekjes nga bakteri killer jashtë kufijve të Gjermanisë. Pas Gjermanisë, ku ka patur 14 të vdekur deri tani, Suedia është vendi më i prekur në Evropë nga ky bakter.

Autoritetet shëndetësore në Hamburg dyshojnë se origjina e shpërthimit të E. Coli në Gjermani janë trangujt e importuar nga Spanja.

Siç tha sot Ministri i Shëndetësisë Cornelia Pruefer-Storcks, patogjenët e identifikuar në tranguj nuk përputhen me ato që u gjenden te disa pacientë të infektuar nga E. Coli. Këto rezultate, shpjegoi ministri, janë të bazuara në analizat e kryera në dy nga tre kastravecët e kontaminuar nga Spanja. "Burimi i infeksionit ende nuk është identifikuar", tha Pruefer-Storcks.

KOMENTE