English

De Marnhac: Kosova të punojë për legjislacionin

Prishtinë, 31 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme shefi i misionit EULEX, Xavier de Marnhac, deklaroi se ka sugjeruar një angazhim më të madh në çështjet e legjislacionit.

Deklarata e tij, u mbajt sot gjatë Bordit bashkërendues për sundimin e ligjit, ku u diskutua mbi një sërë çështjesh, si ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, drafti i Kodit Penal, ligji anti-mafia, etj.

“Për shkak të rrethanave ne duhet të punojmë shumë, për të kursyer sa më shumë kohë që të jetë e mundur dhe për të zgjidhur çështjet që do të reflektohen në raport-progresin e KE-së, pasi nga aty do të varet edhe pozita e Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve”, u shpreh De Marnhac.

Sakaq, më vonë anëtarët e bordit, diskutuan mbi të rejat e fundit të databazës për menaxhimin e kufijve dhe mbi funksionimin e gjykatave në veri të Kosovës, duke theksuar se vëmendja ndaj tyre duhet të jetë maksimale.

a.y/NOA

KOMENTE