English

Rama niset drejt Kavajës, për në familjen e Elvis Roshit

Tiranë, 1 qershor 2011, NOA- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, vetëm pak minuta më parë është nisur drejt qytetit të Kavajës, për të shkuar në banesën e kryebashkiakut Elvis Roshi i sapozgjedhur nën siglën e kësaj partie.

Nga ana e kreut të selisë rozë ishte paralajmëruar një konferencë në orën 19.30, ndërsa vetëm pak më parë ajo është anuluar për shkak të vizitës së beftë të kryesocialistit drejt Kavajës.

Mësohet se Rama do të drejtohet drejt banesës së Roshit, pasi mbrëmjen e djeshme kryebashkiakut të sapozgjedhur të Kavajës, i është rrëmbyer gruaja 28 vjeçare, duke bërë që si pasojë e traumës dhe dhunimit të humbte fëmijën në muajin e fundit të shtatëzanisë.

Griselda Roshi e cila ishte shtatzënë, pasi është liruar ka dëshmuar në polici lidhur me rrëmbimin dhe pas denoncimit për rrëmbim, Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet të ketë marrë në dorë çështjen për të hedhur më shumë dritë rreth saj dhe zbulimit të autorëve, duke dërguar edhe në Kavajë, prokurorë për të marrë sa më shumë rrethana ndihmëse.

Të dhënat paraprake flasin se Griselda Roshi ka bërë lindje të detyruar, ndërsa nuk dihet ende asnjë gjë për fatin e foshnjës, por mendohet të ketë humbur jetën gjatë lindjes.

a.y/NOA

KOMENTE