Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ratko Mlladiç, nata e parë në qeli si “peng” i Hagës
English

Ratko Mlladiç, nata e parë në qeli si “peng” i Hagës

Zyrtarët thonë se ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, e ka kaluar natën në një qeli të izoluar pas arritjes në Tribunalin e Hagës, për tu përballur me akuzat për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë.

Zyrtarët e Tribunalit thonë se izolimi është standard për sapo të arriturit në tribunal. 69 vjeçari, Mlladiq, pritet që gjithashtu të kontrollohet nga një mjek.

Radio Evropa e Lirë thotë se Mlladiq pritet të bëjë paraqitjen e parë në gjyqë brenda pak ditësh, në kohën kur ai do të pyetet që të konfirmojë identitetin e tij dhe të deklarohet rreth të gjitha akuzave kundër tij.

Mlladiq është ekstraduar nga Beogradi të marten, më pak se një javë pasi u arrestua nga autoritetet serbe.

Mlladiq akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve në qytetin boshnjak të Srebrenicës, në korrik të vitit 1995 si dhe për rrethimin katër vjeçar të Sarajevës. 50

KOMENTE