Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe
English

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe

E mërkurë, 1 qershor 2011, NOA – Sot nis provimi i parë i Maturës Shtetërore për rreth 40 mijë maturantë shqiptarë, të cilët do të testohen në provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Testi i Letërsisë dhe Gjuhës përmbledh 25 pyetje, ndër të cilat 13 pyetje janë me alternativa dhe 12 pyetje me argumentim.

Ndërkohë njëra nga pyetjet argumentuese është esse.

Testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe u hartua nga ekspertët e Agjencisë së Vlerësismit dhe Arritjeve, të cilët u ngujuan për një javë për të mbajtur të sigurtë testin e hartuar, i cili vetëm sot do të hapet për maturantët, pasi është depozituar nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Korrigjimi i provimeve të Maturës do të kryhet në gjashtë qendra korrigjimi të miratuara nga MASH-i.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pajtuar dy korrigjues ekspertë për të kontrolluar me saktësi pyetjet.

Rezultati i provimeve pritet të dalë pas 14 ditësh.

Ndërkohë maturantët kanë hyrë tashmë në mjediset ku do të zhvillojnë provimin e Maturës Shtetërore, pasi sipas rregullit ata paraqiten një orë para nisjes së provimit, ndërkohë që kanë paraqitur në hyrje kartën e identitetit.

Provimi i Maturës Shtetërore nis në orën 10.00 dhe pritet të zgjasë rreth dy orë e gjysmë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Joana Bossi15:24 - 14 Qershor 2011
    un nuk po gjeje dote noten time kush me ndihmon pak.
  • fredi13:57 - 11 Qershor 2011
    jo mo kush deshi kopjoi pa merak fare
  • Eri Er16:55 - 01 Qershor 2011
    eh eh ama sna lane te kopjonim fare sa te keq u trg boooooo