Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ nis mbledhjen, shqyrtohen ankimimet e PS-PD
English

KQZ nis mbledhjen, shqyrtohen ankimimet e PS-PD

Tiranë, 2 qershor 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e tij të radhës ku po shqyrtohet anikmimi i Partisë Socialiste për rrëzimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të Bashkisë Tiranë dhe për atë të KZAZ numër 49.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë po sot edhe për votat kontestuara në 26 kutitë e rivlerësuara.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit ligjor të partive përkatëse paraqitën edhe njëherë para komisionit pretendimet e tyre lidhur me animimet.

Pas rivlerësimit të fletëve të kontestuara në 26 kuti, Partia Demokratike ka kërkuar rivlerësimin e fletëve për të 117 qendrat e votimit me arsyetimin se ato mund të jenë vlerësuar gabim nga KZAZ-të.

Nga hapja e 26 kutive të ankimuara u numëruan 16 vota të vlefshme në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama dhe 13 vota të vlefshme në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Sakaq aktualisht vijojnë debatet pro dhe kundër këtyre ankimimeve.

a.y/NOA

KOMENTE