Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 3 qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 3 qershor 2011

Tiranë, 2 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër, që në orët e para të mëngjesit i gjithë vendi do të karakterizohet nga moti i kthjellët por në mesdite do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në verilindje dhe juglindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat duke rrezikuar të gjithë territorin nga rrebeshe shiu afat shkurtra. Më të rrezikuara do të jenë zonat malore. Gjatë pasdites do të ketë edhe shkarkesa me rrufe.

Mbrëmja dhe nata do të largojë gradualisht vranësirat dhe shirat duke bërë kështu që në orët e para të mëngjesit të së shtunës kthjellimet të jenë sërish dominuese.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstane në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 17 km/h dhe drejtim Perëndimor – Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, një pjesë e Europës Jugperëndimore dhe zona e Alpeve do të dominohen nga vranësira dhe shira. Ku problematike do të jenë stuhitë e forta të erës të cilat do të sjellin dallgëzim të lartë në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë.

Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Pellgun e Mesdheut dhe Gadishullin e Ballkanit sidomos në pjesën e dytë të ditës ku vranësirat do të fuqizohen duke gjeneruar shira në formë rrebeshi të shoqëruar me shkarkesa rrufesh.

Ndërsa në Europen Veriperendimore, në atë qendrore dhe në Europën Verilindore do të dominojnë kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon për shira me intensitet të lartë

- Portugalia, Spanja do të mbeten me shira intensive dhe dallgëzim në det

- Ballkani rrezikohet për shkarkesa rrufesh dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE