Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lulzim Basha del para publikut: Fitova, por ende pres të mbyllet procesi zgjedhor
English

Lulzim Basha del para publikut: Fitova, por ende pres të mbyllet procesi zgjedhor

Tiranë, 3 qershor 2011 NOA – Lulzim Basha ka dalë para publikut para pak çastesh nga selia qendrore e PD, duke pohuar se ishte ai fituesi i postit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por duke theksuar mëse një herë se priste ende certifikimin e plotë të rezultatit.

Nën ovacione të shumta, Lulzim Basha shprehu edhe një herë falënderime për votuesit që i dhanë besimin më 8 maj kurse shprehu dhe vlerësim për durimin që patën mbështetësit e tij derisa Kolegji Zgjedhor dha verdiktin.

“Kolegji Zgjedhor mori një vendim të rëndësishëm duke lënë në fuqi vendimin e KQZ për të numëruar çdo votë. Në pritje të certifikimit të rezultatit final dhe në respekt të plotë të tij, dua të them vetëm pak fjalë: Sonte jam tejet i lumtur, sepse kam pasur vetëm një qëllim, të dëgjohej zëri i çdo qytetari. Më vjen shumë mirë që çdo votë u numërua në rregull, sipas parimeve të demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës dhe me një transparencë të admirueshme të panjohur deri sot. Kjo është fitorja më e madhe. Falënderoj të gjithë qytetarët, nëse votuan për mua apo jo, për durimin dhe qytetarinë me të cilën po presin përfundimin e këtij procesi. Duke respektuar të drejtën tuaj legjitime për të festuar, ju bëj thirrje që të tregoni respekt të plotë të institucioneve deri në certifikimin final të këtij rezultati”.

Në fakt, disa herë që nga 8 maji, z.Basha kishte deklaruar se do të priste shpallje të vendimeve nga institucionet përkatëse dhe vetëm më pas do të shprehej zyrtarisht për fitoren e tij, sigurisht duke mos mohuar faktin se ai ishte i qartë se ishte fituesi i postit të kryebashkiakut të metropolit shqiptar.

Sakaq, disa qindra simpatizantë që mbështesin kandidatin demokrat për bashkinë e Tiranës, janë mbledhur momentalisht tek selia qendrore e Partisë Demokratike ku po kremtojnë me ovacione rrëzimin nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës së PS për të mos njohur vendimin e KQZ që të numëroheshin edhe votat e futura në kuti të gabuara.

Gazetarja e agjencisë NOA raporton nga selia e PD se fishekzjarrë të shumtë po hidhen nga manifestuesit që festojnë për Bashën.

e.t/NOA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS, Basha kryetar i Bashkisë Tiranë

KOMENTE
  • Nasho Koroveshi fredi st louis02:58 - 04 Qershor 2011
    Urime Z BASHA ! Eshte nje fitore e shume pritur . Te gjithe ne simpatizantet e tu ( ketu ne ST LOUIS MO ) shpresojme qe me ne fund TIRANA te behet nje qytet europian.Edhe nje here URIME . st louis mo usa