Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis mbledhja e Kolegjit, pritet emri i fituesit të Tiranës
English

Nis mbledhja e Kolegjit, pritet emri i fituesit të Tiranës

Tiranë, 3 qershor 2011, NOA-(Update) Sapo ka nisur mbledhja e radhës e Kolegjit Zgjedhor, ku pritet të jepet emir përfundimtar i fituesit të Bashkisë së Tiranës, pas ankimimit të bërë nga Partia Socialiste.

Gjatë kësaj mbledhje priten të shqyrtohen tabelat e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për gjithë KZAZ-të e kryeqytetit.

Në vijim, pas pushimit prej afro 2 orësh, trupa e Kolegjit do të shprehet, nëse do të marrë apo jo si provë materiale këto tabela përpara së KQZ të miratonte aktin normativ me numër 709.

Kjo seancë vjen pas animimeve të selisë rozë për shpalljen e vendimit të KQZ-së që nxirrte fitues kandidatin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa më herët ankimimin për fletët e kontestuara.

Dy çështjet e ngritura në PS u bashkuan në një të vetme dhe Kolegji kërkoi më shumë kohë për tu njohur në mënyrë të plotë më pretendimet e PS-së, ndërsa sot pritet emri i fituesit të shumëdebatuar për qytetar të parë të Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE