Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS padi Kolegjit Zgjedhor: Shkeli afatet për arsyetimin
English

PS padi Kolegjit Zgjedhor: Shkeli afatet për arsyetimin

Tiranë, 6 qershor 2011 NOA- Juristët e Partisë Socialiste janë paraqitur në orën 16.00 në dyert e Kolegjit Zgjedhor. Ashtu sikundër paralajmëroi 2 ditë më parë kryetari Edi Rama, selia rozë vijon betejën ligjore për rezultatin e Tiranës. Kështu, juristët depozituan në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë padi lidhur me shkeljen e afatit nga ana e Kolegjit për të zbardhur arsyetimin për vendimin e datës 3 qershor, ku u shpall fitues kandidati demokrat Lulzim Basha. Deputeti Damian Gjinkuri tha se “Kolegji ka shkelur çdo afat sa i takon arsyetimit ligjor për rrëzimin e kërkesës së socialistëve pak ditë më parë”.

“Duam të denoncojmë këtë rast për standartet e ulta të Kolegjit Zgjedhor dhe duhet të përcaktojmë standartin që përcakton ligji. Ne do të dorëzojmë kërkesën e akt-padisë dhe ne duam të dimë se ku i gjetën shkaqet e këtij rrëzimi nga Kolegji Zgjedhor”,- tha më tej Gjiknuri. Në këtë mënyrë, PS prite të çojë po sot në Kolegj edhe ankimimin e ri lidhur me rezultatet në njësinë 5, pasi sot përfundon edhe afati i kësaj procedure. Pas rrëzimit të dy ankimimeve në Kolegj, duke lëne ne fuqi vendimin e KQZ për të shpallur fitues Lulzim Bashën, PS vendosi të ankimojë më tej ketë proces.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Guljan Bushaj17:00 - 06 Qershor 2011
    po pra tani mori funt edi lere dhe vazhdo rrugen dhe mos etencjono me gjendjen se do na fusin ne grop jo ne evrop lere lulin se se ka te gjat