Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rivendosja e demokracisë, me çdo sakrificë
English

Rivendosja e demokracisë, me çdo sakrificë

Nga Edi Rama

Kur afati treditor i dhënies së arsyetimit të një vendimi gjyqësor ka skaduar, Kolegji Zgjedhor ende nuk ka dhënë asgjë të shkruar siç e detyron ligji, asnjë arsye, për vendimin e turpshëm të tre ditëve më parë. Askush nuk e di arsyen pse Kolegji ka legjitimuar veprimet e paligjshme të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe trupi gjykues nuk ka marrë mundimin të shpjegohet për vendimin e dhënë, paçka se ligji e detyron të shprehet brenda tre ditëve e pa çarë kokën hiç fare për faktin se kjo është një çështje që i intereson mbarë opinionit publik, ashtu si edhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Pra sot, tre ditë pas atij vendimi që i ra ndesh Kushtetutës, ligjit, opinionit të qartë të shprehur në raportin e ODHIR-it dhe vetë praktikës zgjedhore në Shqipëri, ne ndeshemi me një shkelje të re të ligjit nga vetë gjykatësit e thirrur të bëjnë drejtësi në emër të ligjit. E në ndërkohë Saliu vijoi sot të flasë broçkulla që tregojnë qartë, hapur, açik, se është ai që e orkestron gjithë këtë maskaradë me një KQZ në shkelje të ligjit e një kolegj që ligjëron shkeljen e KQZ-së.

Ne shohim dhe kuptojmë gjithçka ndodh, fitorja jonë e realizuar në sytë e gjithë shqiptarëve na mundëson që të jemi plotësisht të kthjellët lidhur me gjithë sa ka ndodhur pas numërimit të votave në Tiranë ku dolëm fitues. Produkti i neveritshëm i ndërhyrjes së KQZ-së në proces, ku nuk përputhen gjëkundi fletët e votimit me numrin e votuesve, bind çdo qorr e çdo shurdh se ç’ka ka ndodhur është një kanibalizëm i mirëfilltë me votat e popullit për të përmbysur në tavolinë një rezultat që i gjithë populli e pa me sy e dëgjoi me vesh drejtpërdrejtë në ekranin e televizorit. Qëndrimet e qarta të misionit të ODHIR-it e të miqve e partnerëve të tjerë lidhur me veprimet e KQZ-së për përmbysjen e rezultatit në tavolinë janë në përputhje të plotë me këndvështrimin tonë.

Rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë në fund të lojës dhe këtë e thotë qartë edhe vendimi i Gjykatës Supreme Amerikane në rastin e kontestit gjyqësor mes Xhorxh Bushit e Al Gorit, të cilin Saliu e përmend si shumë gjëra të tjera, pa i ditur as përmbajtjen as kuptimin.

Bindja jonë se e drejta e qartë si dielli nuk mund të mbulohet me shoshën e marrëzive e presioneve të Saliut, na bën të besojmë që bota demokratike nuk do të mbyllë sytë përpara këtij kanibalizmi zgjedhor e ligjor që nuk ka lidhje me standardet demokratike dhe nuk paralajmëron asgjë të mirë për Shqipërinë.

Përsërisim sot apelin për komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht, duke kërkuar një ekspertizë të pavarur për një çështje kaq thelbësore, e cila po nuk i gjykua në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe vullnetit të zgjedhësve, do të kthehet në një minë me sahat për ekuilibrat e brishtë politikë, socialë e ekonomikë të vendit.

Ne sot depozituam padinë tjetër, duke kërkuar të drejtën e vetëm të drejtën dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për ta gjetur këtë të drejtë në rrugën ligjore deri në sekondën e fundit, por askush nuk duhet të mendojë se shkelja e kësaj të drejte deri në fund në rrugën ligjore, mund ta mbyllë këtë histori grabitjesh të paturpshme si çudinë e radhës që harrohet pas tre ditësh. Saliu e kërkon me çdo kusht e mjet Tiranën që asnjëherë nuk e ka fituar dot me vota, por është e sigurt se fitorja e vjedhur s’është asgjë tjetër veçse gropa që ai po i hap pushtetit të tij pa din e as iman.

Ashtu siç është e sigurt se të gjithë ata që po e ndihmojnë në këtë grabitje, më shumë herët sesa vonë do të përgjigjen para ligjit për shkeljen e Kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e popullit Sovran.

Në mbyllje përsëri, kolegji i të premtes ka dhënë një vendim që ne nuk e pranojmë dhe duke mos dhënë pas arsyetimin e atij vendimi siç e kërkon ligji, ka treguar botërisht se nuk është as i pavarur, as i paanshëm, as i gatshëm të fshehë varësinë e vet nga Saliu. Aq më keq për ta! Ne jemi këtu, të gatshëm të përballemi me të keqen dhe të rivendosim demokracinë me çdo sakrificë.

KOMENTE