Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot, Dita Botërore e Mjedisit, aktivitet në Tiranë
English

Sot, Dita Botërore e Mjedisit, aktivitet në Tiranë

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA – Sot është Dita Botërore e Mjedisit, dita kur në mbarë botën thellohemi edhe më shumë për ruajtjen e mjedisit.

Dy partnerët strategjikë Shqipëria e Italia kanë ndërmarrë nismën e bashkëpunimit ndërmjet popujve për të mbërritur rezultatet maksimale në rrugën e mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit.

Me këtë lajtmotiv Ministria italiane e Mjedisit, Mbrojtjes së Territorit dhe të Detit, Ambasada e italisë në Tiranë dhe Ministria e Mjedisit do të organizojnë një aktivitet në Parkun e Tiranës.

Ky manifestim do të përfshijë seksionet Iliria dhe Dygjuhëshe të shkollave shqiptare, që do të mbledhin në Parkun e Tiranës mbi 300 nxënës të moshës nga 14 deri 17 vjeç.

Për ta do të përgatitet një rrugëtim njohjeje mbi energjinë: “të njohin energjinë, llojet e ndryshme të burimeve energjetike, energjitë e rinovueshme dhe cilat janë veprimet që duhet të kryhen, çdo ditë, për të kursyer energjinë”.

Përkrah kësaj, ndërmarrja italiane Essegei Spa, do të përgatisë një stendë për të treguar strategjitë e zhvillimit të sektorit hidroelektrik në Shqipëri: mbi 23 centrale të menaxhuara dhe projekte të gjera zhvillimi për të ardhmen, në mënyrë që të kuptohet se pasuritë natyrore të Republikës së Shqipërisë mund t’i japin një autonomi të gjerë rritjes së energjive të rinovueshme.

Dita Botërore e Mjedisit mbështetet në aksionin e pastrimit të parkut.

Në këtë aksion adoleshentët do të njohin llojet e mbeturinave, duke zhvilluar një rrugëtim akulturimi në fushën e diferencimit të mbeturinave.

Të gjithë pjesëmarrësve do t’u dorëzohet një udhëzues i vogël për të njohur energjinë dhe për të mbajtur sjellje të qëndrueshme, ndërkohë që gjithçka e përgatitur për këtë veprimtari do të mund të vizitohet edhe nga qytetarët gjatë gjithë ditës.

Kjo veprimtari është mundësuar me mbështetjen e ndërmarrjeve Essegei Spa, Ansaldo Sistemi Industriali Spa, HydroEnergy dhe Sol Spa.

Në këtë aktivitet që pritet të nisë në orën 10.00 pritet të marrin pjesë Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, si edhe Valerio Boccone, nga Ministria e Mjedisit e Italisë.

mit/NOA

KOMENTE