Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bartja e numrit, gjithçka përfitoni kur kalon tek Eagle Mobile
English

Bartja e numrit, gjithçka përfitoni kur kalon tek Eagle Mobile

Eagle Mobile, një mijë abonentë të rinj nga shërbimi i bartjes së numrit

Tiranë, 7 Qershor 2011 NOA - Eagle Mobile njoftoi sot se është kompania më e përzgjedhur nga abonentët që kanë preferuar të ndryshojnë operatorin duke mbajtur numrin celular. Pas anunçimit të shërbimit të Bartjes së Numrit, Eagle Mobile tha se ka arritur një numër rekord të abonentëve që kanë kaluar nga operatorët e tjerë.

Deri tani 1,350 abonentë kanë preferuar Eagle Mobile për të bartur numrin e tyre, duke përfituar shërbime më cilësore me çmime më të mira.

Kjo kompani ka surprizuar abonentin e 1000-të me fat, z. Meridian Ramçaj, në një ceremoni të përgatitur enkas për të, ku Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun (Xhoshkun) i ka rezervuar një pritje dhe dhuratë të veçantë.

Z. Ramçaj, i cili punon si menaxher i Wihsky Bar, një prej ambienteve më të frekuentuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, u shpreh i lumtur që vlerësohej nga Eagle Mobile si abonenti i 1000.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun tha se Eagle Mobile po arrin 900 mijë abonentë në të gjithë Shqipërinë, por lidhur me shërbimin e portabilitetit të numrit, e kanë besuar rreth 1350 abonentë të rinj.

Duke i uruar mirëseardhjen abonentit të njëmijtë, ai tha se qëllimi i kompanisë është ofrimi i shërbimeve edhe më të mira, më cilësore dhe më të shpejta. “Jam i gëzuar të them që Eagle Mobile dhe ALBtelecom, të dy kompanitë do të mund të japin kontributin e tyre përmes një bashkëpunimi dhe të sjellë benefite më të mira për të gjithë abonentët”, tha Coskun.

“Jam mjaft i kënaqur me shërbimet e ofruara nga Eagle Mobile dhe ky është shkaku pse kam vendosur të transferoj numrat që kam drejt Eagle Mobile. Për këdo që nuk ka një numër ende, do të ishte mënyra më e mirë që për të parë dhe provuar diçka të re të kalonte në këtë kompani. Jam mëse i bindur se ashtu sikurse dhe unë, çdokush që preferon të përdorë Eagle do të mbetet i kënaqur përmes ofertave që kjo kompani ofron”, u shpreh Ramçaj.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom dhe Eagle Mobile z. Orkunt Yozgat nënvizoi se për të gjithë ata që mendojnë të kalojnë në Eagle, kompania nuk mjaftohet vetëm me një mirëseardhje, por u mundëson atyre 100 minuta kohë bisedë dhe 100 SMS çdo mujore.

Me sloganin “Mbaje numrin, shtoji ngjyrat”, Eagle Mobile ka ftuar abonentët të bashkohen në këtë familje të madhe. Ky shërbim ka sjellë më shumë konkurrencë në tregun e telefonisë së lëvizshme.

Çdo abonent që kërkon të përfitojë nga shërbimet e një operatori tjetër tashmë ka mundësinë të lërë operatorin aktual menjëherë dhe brenda një kohe të shkurtër, jo më shumë se tre ditë pune, e të lidhet me një tjetër operator, duke ruajtur po atë numër pa asnjë ndryshim dhe pa pasur nevojë të njoftojë të afërmit dhe kolegët për numrin e ri.

Eagle Mobile këtë shërbim e ka cilësuar gjithnjë si me vlerë për vetë abonentët, të cilët mund të shfrytëzojnë më mirë atë që ofron tregu përmes këtij mekanizmi të ri që garanton liri të plotë zgjedhjeje.

e.t/NOA

KOMENTE