Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, dorëhiqet Imer Selmani, DR nuk fitoi asnjë mandat deputeti
English

Maqedoni, dorëhiqet Imer Selmani, DR nuk fitoi asnjë mandat deputeti

Shkup, 7 qershor 2011 - Kryetari i partisë Demokracia e Re Imer Selmani ka njoftuar se jep dorëheqje nga posti, duke marrë përgjegjësinë që partia e tij nuk fitoi asnjë mandat deputeti.

“Dua të njoftoj opinionin se si akt moral sot para organeve të partisë kamë paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit.

Verdikti i popullit është i drejtë pa marrë parasysh nëse ju pëlqen politikanëve ose jo”, deklaroi me këtë rast Selmani, duke falënderuar qytetarët që në këto zgjedhje kanë votuar Demokracinë e Re, raporton korrespondenti i Tv KlanShkup.

Partia e tij, në zgjedhjet e 5 qershorit fitoi rreth 20.000 vota në nivel shtetëror, mirëpo nuk siguroi asnjë mandat sepse ato ishin të shpërndara në katër njësi zgjedhore.

Selmani është kryetari i dytë i një partie që jep dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje, pas atij të Partisë Liberal Demokrate.

DR deri tani kishte 4 deputetë në Parlament, dhe nga rezultatet e të gjitha anketat parazgjedhore pritej që në Parlamentin e ri të ketë 2 deri 4 deputetë.

KOMENTE