English

Basha: Rama presion të turpshëm mbi kolegjin

Tiranë, 8 qershor 2011 NOA- Kandidati i “Alenca për qytetarin”, tashmë i shpallur fitues nga KQZ për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, tha sot se politika duhet të pranojë vendimet e institucioneve kushtetuese. Sipas Bashës, prej shumë kohësh kryetari i PS, Edi Rama po ushtron presion fillimisht mbi KQZ-në, e tani edhe mbi Kolegjin Zgjedhor duke mos pranuar rezultatin në garën për Tiranën. “Procesi zgjedhor ishte transparent, ndërsa kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur rrugën tjetër, të bëjë presion me anë të një letre publike ndaj Kolegjit Zgjedhor”, tha Basha.

Ai ka përsëritur edhe sot se do të presë deri në fund përfundimin e procesit për zgjedhjet në Tiranë e do të respektojë çdo vendim të dale prej tij. “Numërimi I çdo vote është më i drejtë, ndërsa Rama nuk mendon kështu”, ka deklaruar për mediat kandidati i PD për bashkinë më të madhe në vend.

a.q/NOA

KOMENTE