English

Kolegji: Të përsëriten zgjedhjet në komunën e Shalës

Tiranë, 8 qershor 2011 NOA- Ndërsa pritet zbardhja ligjore e vendimit të datës 3 qershor, Kolegji Zgjedhor ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet në komunën Shalë, te rrethit Shkoder. Në këtë mënyrë Kolegji ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, për komunën në fjalë. Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve kishte nxjerrë fitues kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Dedë Tonaj, përballë kandidatit kundërshtar të Partisë Socialiste Bal Vuksani.

Partia opozitare ankimoi në Kolegj vendimin e KQZ-së, ndërsa sot Kolegji vendosi të ripërsëriten zgjedhjet.

a.q/NOA

KOMENTE