Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një i mbytur po kërkohet në liqen pranë Tiranës
English

Një i mbytur po kërkohet në liqen pranë Tiranës

Tiranë, 8 Qershor 2011 NOA Update – Katër persona, shokë mes tyre, janë gjendur në situatë dramatike pasditen e sotme në Tiranë dhe dyshohet se ka një viktimë mes tyre për shkak të mbytjes.

Burime policore që kanë shkuar në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se katër shokët kanë qenë duke drekuar në afërsi të liqenit Tujan në periferi të Tiranës.

Pas dreke ata kanë dashur të kridhen në ujë, por këtu ka nisur misteri sepse pak minuta më vonë, vetëm tre prej të rinjve kanë dalë në breg të liqenit.

Tre personat kanë dhënë alarmin duke kërkuar edhe ndihmën e policisë. Momentalisht në vendngjarje gjenden palombarë të cilët po bëjnë kërkime për të gjetur të katërtin e grupit të shokëve që kishin dalë për të drekuar.

Vijon.... NOA

KOMENTE