Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk tërhiqemi nga beteja ligjore, të jepet drejtësi
English

Rama: Nuk tërhiqemi nga beteja ligjore, të jepet drejtësi

Tiranë, 8 qershor 2011 NOA- Kryetari i PS, Edi Rama përsëriti sot për gazetarët se opozita do të vijojë betejën ligjore për atë që Rama e quajti “sfida mes drejtësisë dhe padrejtësisë”.

Kryesocialisti tha se “Kolegji zgjedhor vazhdon të mos japë asnjë vendim të arsyetuar për seancën e 3 qershorit. Janë shkelur afatet. Mosarsyetimi i vendimit është pengesë serioze në proces, sepse po afron një tjetër seance”, ka deklaruar Rama.

“Për ne mbetet detyrim që të vazhdojmë betejën në rrugën ligjore, por është e detyrueshme që në këtë rrugë nuk do të lodhemi që drejtësia të japë drejtësi. Sfida mes drejtësisë dhe padrejtësisë ka mbërritur në një moment kulmor”, tha Rama për gazetarët duke këmbëngulur se KQZ dhe kryeministri Berisha po vulosin rezultate të mbrapshta të së vërtetës zgjedhore.

I pyetur për një ankimim të mundshëm përtej Kolegjit Zgjedhor Rama u mjaftua duke thënë se hapi i sigurtë deri më tani ështe ky Kolegj, ndërsa përsëriti se opinionin e Komisionit të Venecias e refuzon vetë kryeministri Berisha.

a.q/NOA

KOMENTE