English

Lidington: Kapërceni ngërçin politik që të përshpejtoni integrimin

Tiranë, 9 qershor 2011, NOA – I mbërritur në Tiranë për situatën politike postzgjedhore, ministri britanik për Europën David Lidington i bëri thirrje liderëve shqiptarë të kapërcejnë ngërçin politik e të arrijnë dialogun në të mirë të përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Lidington theksoi se “anëtarësimi në BE përfshin procesin e reformave për integrimin, që ngërthen përmbushjen e reformave në ekonomi dhe në aspektin ligjor e demokratik.

Prandaj ne kërkojmë që ngërçi politik në Shqipëri të kapërcehet pasi ai e bën më të vështirë integrimin në BE. Ne kërkojmë nga liderët shqiptarë të rivendosin dialogun politik, të vijojnë reformat e të përshpejtojnë kështu procesin e integrimit në BE”.

Lidington bëri me dije se miqtë e Shqipërisë do të mbështetin aspiratën integruese të vendit, por ai apeloi rishtas për përmbushjen e reformave përkatëse për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ministri britanik për Europën nënvizoi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një kampione e procesit të integrimit evropian duke përfshirë këtu Shqipërinë”

Duke folur për procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës, ministri britanik Lidington u shpreh prerë se Britania e Madhe është kundër çdo teze për ndarjen e Kosovës.

“Ne jemi sëbashku në kundërshtim të plotë ndaj disa tezave që qarkullojnë mbi ndarjen e Kosovës”, saktësoi Lidington.

Këtu Lidington bëri me dije se “Ne sot shkëmbyem mendime edhe për rëndësinë e integritetit të Kosovës dhe shprehim mbështetjen për rritjen e procesit të njohjeve të Kosovës, një proces që duhet të vijojë edhe me zhvillimin e reformave për të përmbushur aspiratat integruese”.

Ministri britanik vlerësoi gjithashtu edhe gatishmërinë e Shqipërisë ndaj NATO-s në aksionet e ndërmarra kohët e fundit. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE