English

PS: Nuk do të pranojmë vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Tiranë, 9 qershor 2011 NOA- Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka analizuar sot vendimin e zbardhur të Kolegjit Zgjedhor, që la në fuqi vendimin e KQZ për numërimin e votave të hedhur në kutitë e gabuara. Sipas tij, Kolegji ka shkelur rëndë ligjin kur ka bërë interpretimin e vendimarrjes dhe kjo pasqyrohet në disa pika të dhëna si argumentim.

“Mënyra se si është reflektuar ky vendim ka shkelur parimet e rëndësishme që duhet të ndjekë gjykata në përpilimin e një vendimi gjyqësor. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha për të gjithë”- ka deklaruar deputeti socialist, ndërsa është ndalur në 19 faqet e vendimit.

Gjiknuri ka deklaruar se i bëhet referencë nenit 45 të kushtetutës, se ky nen na përcakton detyrimin kushtetues për vlerësimin e votës që lejon KQZ të vlerësoj dhe numërojë. “Në kushtetutë nuk përcaktohet detyrimi i KQZ për të numëruar cdo votë. Ligji zgjedhor mishëron parimet e kushtetutës. Shqetësuese se si një arsyetim politik i përdorur nga PD për të nuëmruar çdo votë gjen vend ne arsyetimin e Kolegjit, pasi nuk ka asgjë të bëjë me nenin 45 kushtetutes”- theksoi Gjiknuri.

a.q/ NOA

KOMENTE