Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtrimi i Saliut përballë shqetësimit të Brukselit
English

Kushtrimi i Saliut përballë shqetësimit të Brukselit

Nga Edi Rama

Besoj se të gjithë e kanë ndjekur reagimin e djeshëm të Brukselit, përkatësisht të shefes së njësisë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit, e cila ka vënë theksin fort tek shqetësimi kombëtar dhe ndërkombëtar që ka shkaktuar gjithçka ka ndodhur e po ndodh pas procesit të numërimit në Tiranë, që ishte një proces i ndjekur nga çdo shqiptar drejtpërdrejtë e po ashtu nga të gjithë sytë e interesuar të komunitetit ndërkombëtar për Shqipërinë. Është e qartë që duke nënvizuar se problemet nisën pas procesit të numërimit, theksohet ajo që është theksuar më parë në raportin e ODHIR-it dhe në të gjitha prononcimet e miqve dhe partnerëve ndërkombëtare, përveçse prononcimet e opozitës këtu në vend apo të ekspertëve të fushës. Është një shqetësim i njëzëshëm që ka të bëjë me shkeljen e hapur të Kushtetutës, të ligjit dhe të praktikës së konsoliduar në Shqipëri lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim.

Duke shkuar më tutje në reagimin e vet të djeshëm Brukseli thekson se ka një shqetësim të qartë për mënyrën sesi vendimi është marrë pas numërimit. Për këtë nënvizon se komisioni ka thënë në qëndrime të ndryshme së bashku me përfaqësuesen e lartë, me Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-në që këtu qëndron problemi i cili mund të kthehet praktikisht nga një problem që lidhet më mënyrës sesi do të përfundojë kjo odise e zgjatur e zgjedhjeve në Tiranë, në një problem që do të lidhet drejtpërdrejtë me të nesërmen, me të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra këtë e thotë Brukseli. Ndërkohë që kur alarmin e vumë ne pikërisht sepse është fare e qartë që kjo është një çështje që tashme shkon shumë përtej garës në vetvete, sigurisht që u ngrit i gjithë korri i pushtetit dhe i kanakarëve të tij për të thënë se kjo është thjesht dhe vetëm një shprehje e ambicies sonë që lidhet me garën. Nuk është e vërtetë.

Nga mënyra sesi do të zgjidhet kjo çështje varen fatet e punëve të vendit në vijim. E për këtë arsye kjo është një ndër ato çështje që në historinë e së drejtës përbëjnë momente kulmore për një shoqëri dhe për raportet mes shoqërisë dhe të vërtetës e së drejtës. E ky posaçërisht është një rast që përbën një moment kulmor që do të përcaktojë se në çfarë Shqipërie do të jetojmë të nesërmen e vendimit të kolegjit. Sesi do të jetë politika, drejtësia. Ekonomia do të marri një kthesë në drejtimin e duhur, që është drejtimi i mirëpërcaktuar në aspiratat e të gjithë shqiptarëve drejt Europës, apo do të shkojmë drejt një humnere që na largon jo vetëm nga Europa, por edhe nga vetë pozicioni ku gjendemi sot në raport me Europën, në raport me problemet që ka vendi.

E thotë qartë reagimi i djeshëm se pozicioni i Komisionit Europian do të varet se si e gjitha kjo do të përfundojë. E pra për kë ka veshë të dëgjojë është një kambanë alarmi që lidhet me shqetësimin e madh që në momentin aktual gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, se në rast se do të ishin duke shkuar në drejtimin e duhur dhe në rast se i gjithë ky proces nuk do të përbënte arsye për tu shqetësuar ky shqetësim nuk do të shprehej.

Ndërkohë nënvizohet ajo që ne kemi nënvizuar ditë me radhë, pra që kuadri i prioriteteve kyçe që lidhen me integrimin europian do të përcaktohen në këtë moment nga elementët që do të përmbahen në vlerësimin për zgjedhjet. Në këtë rast thuhet shprehimisht se shqetësimi për votat e hedhura në kutitë e ashtuquajtura të gabuara është kyçi në fund. Kështu që duke iu referuar edhe reagimit të djeshëm por edhe në vijim të të gjithë procesit të zgjedhjeve në Tiranë si edhe të procesit të komunikimit me opinionin publik shqiptar si edhe me palët në Shqipëri të komunitetin ndërkombëtar unë dua të rinënvizoj se vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor është një vendimmarrje që ka në vetvete pyetjen se në ç’rrugë do të shkojë ky vend paskëtaj. Sigurisht që nga ana tjetër nuk kam asgjë për të shtuar por vlen të ritheksohet se deri këtu shenjat kanë qenë alarmante, dhe mjafton të lexosh arsyetimin e bërë me vonesë, një vonesë e përcaktuar nga koordinimi mes relatorit dhe palës tjetër për të kuptuar se në vend që të zgjidhte një çështje të qartë si drita e diellit Kolegji ka thelluar një hendek mes së vërtetës dhe të drejtës, dhe nga ana tjetër një padrejtësie dhe shpërdorimi të detyrës të legalizuar me vendim gjykate. Kjo është e vërteta e vendimit që shkoi.

Ndërkohë që vendimi i ardhshëm sigurisht që ka një rëndësi themelore sepse ka të bëjë me gjykimin në themel të çështjes, por në pikëpamje të raportit me të vërtetën mbetet për tu marrë, duke parë jo më në këndvështrime divergjente një ligj, por edhe të vërtetat ulëritëse të shifrave që ka prodhuar futja e duarve në proces dhe në kuti nga ana e të gjithë niveleve politike të administratës zgjedhore që janë vënë nën komandën për të përmbysur rezultatin. Raporti i ODIHR-it e thotë shumë qartë që pas numërimit dhe jo menjëherë, por me ditë, filloi një proces i cili në fakt filloi me kushtrimin e Saliut. E pastaj u shtri në të gjithë nivelet e administrimit zgjedhor përmes përfaqësuesve politikë të pushtetit të cilët si një orkestër por e çakorduar vepruan duke lënë pas gjurmë të qarta që janë dhe provat që do ti paraqiten Kolegjit Zgjedhor dhe publikut të gjerë si prova të një orkestrimi politik për të përmbysur rezultatin. Prova materiale që tregojnë se është vepruar nënë komandë. Nga ana tjetër kanë që kanë një fill nga niveli më i ulët deri tek Ristani, fill që është këputur tërësisht në raport me Kushtetutën, ligjin, por edhe me aritmetikën.

Praktikisht është një histori e rëndë e cila ka nxjerrë në ditën për diell duart e pista që janë në fakt problemi i zgjedhjeve në Shqipëri. Duart e kusarit që nuk fiton dot me vota po vetëm duke grabitur vota. Mbetet për tu parë se si do të reagojnë anëtarët e Kolegjit përballë të vërtetash që janë të vërteta të cilat jo vetëm nuk kanë asnjë hije dyshimi, por plotësojnë kuadrin e qartë për çdo qytetar të këtij vendi, që e ka parë të gjithë ngjarjen që do të gjykohet në televizor. Serinë e parë me një numërim që u kthye në një dramë kombëtare televizive ku u përfshi çdo shqiptar. Jo si një finale e kampionatit botëror ku të gjithë mbyllen në shtëpi, por si finalja e kampionatit botëror ku ishte Shqipëria në finale. Seria tjetër jo me një barbari, por me një kanibalizëm elektoral në tavolinën e KQZ-së. Besoj se kambana e botës demokratike që ra përsëri dje fort në Bruksel bie për veshët e Saliut, bie për veshët e atyre që duhet të dëgjojnë dhe të kuptojnë se bota demokratike nuk mund ta gëlltisë këtë gjellë të prishur që është gatuar në kuzhinën e pushtetit. Dhe kush mendon se mund të fshihet pas një vule gjykate që legjitimon një vendim të padrejtë dhe në thelb keqbërës për vendin, mundet të marrë atë që si takon, por merr përsipër njëkohësisht që duke marrë atë që si takon të dëmtojë shumë rëndë jo vetëm imazhin, por edhe gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në botën demokratike duke dëmtuar njëkohësisht ardhmërinë e vendit për shkak se të gjitha proceset e brendshme në vend do të cenoheshin dramatikisht.

KOMENTE