English

Vritet koloneli, mbyti 18 vjeçaren çeçene

Moskë, 10 qershor 2011 NOA- Qëllohet për vdekje koloneli rus, i cili ishte dënuar për vrasjen e një adoleshenteje çeçene. Yuri Budanov u qëllua nga një person i armatosur, ende i paidentifikuar, në Komsomolosky Prospekt, një lagje e populluar e kryeqytetit. Mediat ruse njoftojnë se personi i armatosur, i veshur me një xhup blu dhe me kapuç në kokë, sulmoi Budanov rreth orës 12:30 me orën lokale. Ai e qëlloi kolonelin plot gjashtë herë me pistoletë dhe më pas u largua me një makinë. Automjeti, tip “Mitsubishi Lancer”, u gjet më vonë i braktisur dhe i djegur. Në vitin 2003, një gjykatë konfirmoi dënimin e tij 10-vjeçar pasi ushtaraku kishte mbytur me duart e tij një vajzë 18-vjeçare gjatë luftës së vitit 2000 në Ceceni. Budanov u lirua më herët nga burgu, në janar të vitit 2009, lëvizje kjo që acaroi organizatat për të drejtat e njeriut.

a.q/NOA

KOMENTE