Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet Rally Albania 2011, AMC orientoi garuesit
English

Mbyllet Rally Albania 2011, AMC orientoi garuesit

Tiranë, 11 qershor 2011, NOA – Pas më shumë se një javë rrugëtimi në çdo cep të Shqipërisë gara e përvitshme Rally Albania 2011 e mbështetur nga AMC është përmbyllur për të kurorëzuar mandej fituesit e këtij viti.

AMC mbështeti orientimin e garuesve nëpërmjet rrjetit të saj.

Motorclub Sport Albania solli në muajin qershor një nga eventet më të rëndësishëm sportivë të vitit, ku nga 4-11 qershor Shqipëria mirëpriti Rally Albania 2011, me plot me 300 garues nga 20 shtete të botës.

Për plot gjashtë faza garuesit përshkuan 1500 kilometra të përzgjedhura me kujdes nga organizatorët, për të mos qenë thjesht një terren gare, por edhe një terren sfidues.

Gjithashtu gara e përvitshme ka sjellë në vëmendje panoramën piktoreske të Shqipërisë, një anë tjetër kjo e vendit të shqipeve.

Organizatorët thonë se këtë herë Rally Albania ka kapërcyer gjithë pritshmërinë, duke ngjallur interesin e garuesve nga Australia në Gjermani, Çeki, Itali, Greqi, Bullgari, Turqi, Slloveni, Sllovaki, Zvicër, Austri, Angli, Holandë dhe shumë vende të tjera.

Në vitin e gjashtë radhazi të organizimit, Rally Albania 2011 tregoi se është rritur në çdo prizëm duke filluar nga numri i pjesëmarrësve deri tek organizimi dhe perceptimi i çdo detaji të kësaj gare.

Ekstremet e terrenit të këtij edicioni të Rrally Albania rezervuan një rrugëtim me panorama unike, por kërkuan edhe aftësi shumë të mira të garuesve.

Sistemi i orientimit të garuesve është shumë i rëndësishëm për ndjekjen e rrugës së duhur e për të mos humbur kohë të çmuar, andaj Rally Albania, për t’u siguruar pjesëmarrësve sigurinë maksimale në orientim, ka zgjedhur AMC-në si partner.

Kompania e telefonisë celulare AMC u zgjodh si partner pasi ofron teknologjinë më të fundit dhe siguron mbulimin më të plotë dhe më cilësor me sinjal në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë mënyrë garuesit mund të verifikonin gjatë gjithë kohës nëse ishin në rrugën apo drejtimin e duhur.

Mbulimi me sinjal i AMC në të gjithë itinerarin e garës i bëri garuesit të mos ecin vetëm, por të jenë gjithë kohës në kontakt me organizatorët dhe njëri tjetrin.

Rally Albania 2011 u konceptua në gjashtë faza.

Faza e parë filloi me rrugëtimin nga Tirana në Tropojë.

Faza e dytë, ishte e shkurtër, por në një terren të vështirë, siç është Tropoja.

Më pas erdhi faza e tretë, që nisi nga malet e Tropojës në bregdetin e Vlorës.

Ndërsa në fazën e katërt u përshkua terreni përreth Vlorës.

Faza e gjashtë dhe e fundit përshkoi të gjithë zonën e Tiranës, në fushat, kodrat dhe malet që ndërthuren brenda një hapësire gjeografike të vogël.

NOA

KOMENTE