English

Berisha: Do të punojmë për rritjen e cilësisë së universiteteve

Tiranë, 13 qershor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë inaugurimit të ambienteve të reja të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë se qeveria do të bëjë gjithçka për rritjen e cilësisë së universiteteve në vend.

“20 vite më parë në këtë godinë u ngujuan studentët e dhjetorit, dhe pas 20 vitesh Shqipëria është krejt tjetër. Ne duhet të bëjmë gjithçka për rritjen e cilësisë së universiteteve”, tha sot kreu i mazhorancës. Ai u shpreh se kjo ndërtesë ka historinë më të rëndësishme të vendit tonë.

Kreu i mazhorancës theksoi në fjalën e tij dhe rëndësinë që ka zhvillimi i vendit. Ai u shpreh se “ne jemi të vendosur për të vrapuar drejt zhvillimit. Nga çdo shqiptar kërkohet të punojë me përkushtim të madh për ëndrrën, Shqipëria vend i zhvilluar”.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Giorgos Zikas16:08 - 15 Qershor 2011
    FAKTIKISHT PO PUNON POR PER CILESI NE VJEDHJE!! ESHTE TURP PER SHQIPERIN QE NJE KRIMINEL TE TILL BOTA DHE EVROPA PO QESHIN ME NE