Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyqtari me orgjinë çame ndalohet në kufirin grek, reagon KLD
English

Gjyqtari me orgjinë çame ndalohet në kufirin grek, reagon KLD

Tiranë, 13 qershor, NOA – Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu reagoi sot për incidentin e ndodhur tre ditë më parë në kufirin greko-shqiptarë, ku gjykatësit Skënder Damini dhe familjes së tij, i është ndaluar hyrja në shtetin grek. Në një deklaratë për mediat, Spahiu u shpreh se do të kërkohen sqarime nga pala greke për këtë rast dhe do të ketë ankesa në institucionet ndërkombëtare.

“Z. Damini i është refuzuar hyrja në shtetin fqinje me argumentimin se është i rrezikshëm për komunitetin grek. Me të njëjtin motivacion është refuzuar dhe bashkëshortja e z. Damin. Ndërsa babai i z. Damini është penguar të hyjë në territorin grek pasi nuk disponon një pasaportë të vlefshme. Ndërkohë që mijëra qytetarë udhëtojnë me të njëjtën pasaport biometrike si e z. Damini. I vetmi problem është se Skënder Daminia ka lindur në fshatin Mazrek në Çamëri”, tha Kreshnik Spahiu.

Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka bërë me dije se do ta çojë këtë çështje në Komisionin Europian.

a.k/NOA

KOMENTE