Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lançohet programi për sigurinë kibernetike
English

Lançohet programi për sigurinë kibernetike

Tiranë, 13 qershor 2011, NOA - Qeveria shqiptare dhe USAID lançojnë programin për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri. Kjo nismë njëvjeçare do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për të parandaluar dhe reaguar ndaj incidenteve kibernetike.

Gjatë ceremonisë për nisjen e programit merrnin pjesë ministri i TIK Genc Pollo dhe Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, Xhozef Uilliams.

Ministri Pollo gjatë përshëndetjes së tij vlerësoi se në pesë vitet e fundit, projekti Shqipëria Digjitale ka hedhur hapa të rëndësishëm duke transformuar mënyrën e të vepruarit në shumë sektorë.

“Janë jo të pakta agjencitë shtetërore që ndërveprojnë me zyrtarët, klientët apo publikun e gjerë përmes website-eve e portaleve interaktive. Edhe ne kemi regjistruar sulme ndaj website-eve, duke filluar me ato të hacker-ave të thjeshtë, që në të shumtën e rasteve janë të rinj me dhunti teknike dhe intelektuale si dhe me karakter rebel. Por të mos harrojmë që ka edhe agresorë më seriozë se ata, të cilët mund të kenë pasoja serioze, si për shtetin ashtu edhe për organizata jo shtetërore, në rast se nuk u kushtohet vëmendje”, tha Pollo.

Duke iu referuar doktrinës së SHBA-ve, Pollo theksoi se “Për tu siguruar edhe ne, për të ndërtuar edhe ne mbrojtjen kibernetike në Shqipëri, institucionet, rregullat, procedurat, infrastrukturën përkatëse, po bashkëpunojmë me një universitet amerikan, më të njohurin në këtë fushë Carnegie Mellon, që për çështje të tilla është ndër partnerët e qeverisë së SHBA-ve”, një bashkëpunim i mundësuar nga USAID.

Tashmë ekspertë nga Softëare Engineering Insitute (SEI) të Universitetit “Carnegie Mellon” do të zhvillojnë një workshop njëjavor për të ndihmuar institucionet qeveritare dhe joqeveritare të kuptojnë modelet e sigurisë kibernetike, të përfitojnë aftësi dhe të zhvillojnë procedura për t’u rezistuar dhe për të menaxhuar incidentet e sigurisë kibernetike.

Pjesëmarrësit në program do të jenë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI) dhe specialistë të teknologjisë së informacionit nga institucione të ndryshme qeveritare, përfshirë Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj.

Gjatë periudhës Shtator 2011 – Mars 2012, SEI do të zhvillojë një sërë workshopesh që do të përcjellin njohuritë e nevojshme për të ngritur strukturën për sigurinë kibernetike.

Temat e workshopeve do të përfshijnë planifikimin dhe zbatimin e strategjive, modelet, afatet kohore, burimet e nevojshme, grumbullimin e raporteve për incidentet kibernetike, ngritjen dhe mirëmbajtjen e një baze të dhënash për incidentet e sigurisë, shërbimet e paralajmërimit, publikimin e rolit të strukturës në fjalë dhe lidhjet me organizata të ngjashme të sigurisë kibernetike.

Prej disa vjetësh, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) kanë qenë pjesë integrale e planifikimit të USAID në Shqipëri.

Vitin e fundit, USAID ka kryer një vlerësim gjithpërfshirës për sektorin e TIK në Shqipëri, që konfirmoi rëndësinë dhe ndikimin që kanë zgjidhjet e IT për çështje të transparencës dhe mirëqeverisjes, në veçanti për reformat e e-qeverisjes të zbatuar në kuadër të Programit i Pragut të Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit.

mit/NOA

KOMENTE