Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama apo Basha, çfarë po ndodh në Kolegjin Zgjedhor
English

Rama apo Basha, çfarë po ndodh në Kolegjin Zgjedhor

Tiranë, 13 Qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Ndërsa po afron mesnata që i lë vendin të martës, Kolegji Zgjedhor ende nuk po del me një vendim lidhur me garën elektorale të Tiranës, ku Rama dhe Basha ndodhen nën ankthin e fjalës së fundit të drejtësisë shqiptare.

Deri tani, nuk ka asnjë sinjal se kur do të shpallet vendimi. Nga të dhënat që ofrohen nga gazetari i NOA pranë Gjykatës së Apelit, bëhet e ditur se e gjithë puna ka ngecur në votat që kanë për pro ose kundër, pesë gjyqtarët e Kolegjit.

Ata janë, Dhurata Haveri, Astrit Kalaja, Sashenka Jonuzi, Meriban Mullaj dhe Marie Qiriazi.

Që nga ora 10.00, pesë gjyqtarët nisën seancën e paralajmëruar të Kolegjit Zgjedhor, ku është marrë në shqyrtim kërkesë-padia e tretë e Partisë Socialiste.

Partia kryesore e opozitës kërkon gjykimin në themel të çështjes së rezultatit për bashkinë e Tiranës, sa i përket numërimit nga KQZ të fletëve të kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara.

Në drekë, pesëshja e Kolegjit bëri një pushim të shkurtër për të drekuar dhe më pas u rikthye në seancë. Pasdreke, trupa gjykuese u tërhoq për vendim, duke njoftuar se në orën 19.30 të ditës së hënë do të dilnin për të shpallur vendimin.

Ndërkohë, kaluan edhe katër orë pas asaj të njoftuar nga Kolegji, dhe ende asnjë sinjal nuk ka për shpalljen e vendimit.

Në selitë partiake, momentalisht, sikundër konfirmojnë për agjencinë NOA, nuk ka njerëz. Në selinë e PS, nuk gjendet asnjë militant apo simpatizant.

Në selinë e PD, deri në orën 23.00 gjendeshin disa dhjetëra njerëz, kryesisht të rinj. Më pas ata u larguan dhe sheshi para selisë dhe korridori i brendshëm u zbrazën plotësisht.

Momentalisht, sytë janë tek Gjykata e Apelit, atje ku në katin e sipërm, janë “ngujuar” pesë gjyqtarët që kanë në dorë jo pak, por fatin e kreut të bashkisë Tiranë, nëse do të jetë Basha apo Rama.

a.q/e.t/NOA

KOMENTE