Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autobuzi shëtitës i Bashkimit Europian ndalon në 5 qytete të Shqipërisë
English

Autobuzi shëtitës i Bashkimit Europian ndalon në 5 qytete të Shqipërisë

E martë, 14 qershor 2011, NOA- Ministria e Integrimit Europian, me mbështetjen e projektit “Support to Albanian Ministry of European Integration – SMEI II”, si dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë duke organizuar një turne nëpër Shqipëri, ku një autobuz shëtitës do të ndalojë në dhjetë shkolla të qyteteve më të mëdha te Shqipërisë. Nxënësit e shkollave do të kenë mundësinë të testojnë njohuritë e tyre mbi Bashkimin Europian me anë të një quizi argëtues dhe interesant, në fund të të cilit do të jepen disa çmime për pjesëmarrësit. Për më tepër, mësuesve të shkollave të përfshira do t’u jepet mundësia për të mësuar më shumë rreth Europës dhe BE-së.

Motoja e këtij turneu është: Europa - një pjesë e jetës sonë.

Turneu i cili u çel të premten e kaluar, në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, sot ndaloi në Durrës në shkollat Naim Frashëri dhe Leonik Tomeo, dhe më pas do të vijojë udhën e tij në Shkodër, Elbasan e Korçë. Mësohet se ky tur do të organizohet në formë të tillë që të kuptohet sa njohuri kanë të rinjtë në lidhje me fqinjët e tyre europianë dhe Bashkimin Europian, ku mund të sigurohet ky informacion dhe ne cilën mënyrë mund të gjejnë mundësitë e tyre në Europë?

Këto përgjigje do të jepen gjatë turit me autobus në 5 qytete të Shqipërisë, ku në çdo vend autobusi shëtitës do të vizitojë dy shkolla të përzgjedhura, ku do të shpërndahen materiale informuese dhe fletëpalosje. Nëpërmjet një konkursi në gjuhën Angleze do të testohen njohuritë për çështje që lidhen me Europën dhe fituesit do të fitojnë një çmim me vlerë. Gjithashtu, mësuesit do të jenë të ftuar të marrin pjesë në një seminar. Ata do të përfitojnë njohuri të përditësuara lidhur me burimet e informacionit dhe do të njihen me një model mësimdhënieje mbi Bashkimin Europian.

Mësohet se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane

Turi i xhiros së autobusit nëpër qytetet dhe datat:

Tiranë 10 qershor

Durrës 14 qershor

Shkodër 15 qershor

Elbasan 16 qershor

Korçë 17 qershor

NOA

KOMENTE
  • Fatmir Sadiku(Miri)14:30 - 14 Qershor 2011
    do te ishte akoma me kuptimplote kalimi dhe ne Vloren historike te ketij Autobuzi Europian