Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/rektorja e Universitetit të Yalovës vjen në Shqipëri
English

Zv/rektorja e Universitetit të Yalovës vjen në Shqipëri

Viti i Arsimit, Albtelecom dhe Eagle Mobile në mbështetje të universiteteve

Tiranë, 14 Qershor 2011 NOA - ALBtelecom dhe Eagle Mobile vazhdojnë të mbështesin arsimin në Shqipëri duke zgjeruar kontributin e tyre në arsimin e lartë. Në kuadër të projekteve të Përgjegjësisë Sociale, të dy kompanitë kanë mbështetur vizitën e Zv. Rektores së Universitetit të Yalovës, Prof. Dr. Filiz Karaosmanoĝlu, një nga profesoreshat më të mira të Universitetit Teknik të Stambollit njëkohësisht dhe ndër ekspertet më të njohura të inxhinierisë biokimike në Turqi.

Në vizitën e saj katërditore në Shqipëri, mes datave 8 dhe 12 Qershor, Prof. Dr. Filiz Karaosmanoğlu zhvilloi takime me drejtuesit kryesore të universiteteve publike në Tiranë. Temë kryesore e të gjitha takimeve ishte gjetja e mundësive të bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre më në zë në Turqi, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme, nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe, shkëmbimi i studentëve dhe eksperiencave, shkëmbimi i kurrikulave, shkëmbimi i lektorëve me qëllim rritjen e nivelit arsimor dhe të mësimdhënies.

Prof. Dr. Filiz Karaosmanoĝlu diskutoi me Zv. Rektoren e Universitetit Bujqësor Prof. Dr. Bizena Bijo, rreth mundësive të krijimit të hapësirave për shkëmbimin e eksperiencave dhe kërkimeve në sektorin e bujqësisë dhe pyjeve dhe shkëmbime të tjera. Më pas ajo është takuar dhe me Zv. Rektorin e Universitetit Epoka, Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Civile Dr. Mehmet Ardıçlıoğlu dhe Kancelarin e këtij universiteti Hamza Tok. Edhe gjatë këtij takimi është diskutuar për tema dhe detaje të bashkëpunimit.

një takim të veçantë ajo është pritur dhe nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i Universitetit të Tiranës, me të cilin diskutoi për çështje konkrete të bashkëpunimit të Universitetit të Tiranës me Universitetet turke dhe shkëmbimin e lektorëve. Bashkëpunimi mes universiteteve është diskutuar dhe gjatë takimit me Rektorin dhe Zv. Rektorin e Universitetit Politeknik tëTiranës, respektivisht Prof. Dr. Jorgaq Kaçani dhe Prof. Dr. Frederik Premti.

Në vizitën e saj katër ditore Prof. Dr. Filiz Karaosmanoĝlu është pritur dhe nga Ambasadori i Republikës së Turqisë Hasan S. Aşan, ndërsa temë kryesore e bisedës ka qenë pikërisht arsimi.

Prof. Dr. Filiz Karaosmanoĝlu u prit gjithashtu në një takim të veçantë dhe nga Drejtori I Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coşkun, i cili po ashtu vjen nga bota akademike.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile në kuadër të projekteve të Përgjegjësisë Sociale, vitin 2011 ia kushtuar arsimit nën moton “Dorë për Dorëme Arsimin” dhe që nga fillimi i vitit ka organizuar dhe mbështetur një sërë aktivitetesh në mbështetje të Arsimit.

e.t/NOA

KOMENTE