Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çka po ngjan me “Corel Draw” flamurin e Kosovës ahtisariane?!
English

Çka po ngjan me “Corel Draw” flamurin e Kosovës ahtisariane?!

A thua, fajet si gjithnjë për këtë gjendje i ka lëvizja VETËVENDOSJE!?! “Ajme! Ajme! Ajme! Kohë kameleonësh”- do të thoshte Rexhep Qosja. “Të gjitha historitë tona kanë qenë kohëra kameleonësh - do të thosha unë "injoranti"!

Nga Adnan Abrashi

Nëse këtu i përjashtojmë institucionet tona shtetërore, në krahasim me ne “injorantët”, “folkloristët”, “nacionalistët”, “anarkistët”, “ekstremistët”, “ pro-serbët”, “armiqtë e pavarësisë”, ”antievropianët”, “antiamerikanët”, “talibanët”, “komunistat”, “enveristat:.. si duket, lidhja emocionale dhe besnikëria më e fuqishme ndaj simbolit tonë shtetëror – flamurit ahtisarian të Kosovës, ka mbetur vetëm tek disa (ba)analistë tanë “të arsyeshëm dhe parimor”, të cilët, me shkrimet e tyre (ba)analitike, shpesh të botuara nëpër disa medie që janë të afërta me pushtetmbajtësit, ngarendin të na ofendojnë me “turli-turli” epitete arkaike, letrare, popullore, sinonime stilistike, artistike, parabolla sarkazmatike, politike... ATA , ashtu të inatosur dhe të irnosur në ne, kurrqysh nuk po e kanë të qartë se pse nuk po jemi së paku të vetëdijshëm që: “Kosova tanimë është shtet i pavarur dhe sovran”, “i njohur nga 76 shtete tjera”, “se sipas drejtës ndërkombëtare ajo detyrimisht duhet ta ketë flamurin e vet shtetëror”... etj., etj,. Emrat se kush janë këta publicistë dhe (ba)analistë të falshëm, nuk do t’i ceki as me këtë rast, ngase, ata me logjikën e tyre megalomane dhe figurës së idealizuar që kanë për veten e tyre, marrja e vegjëlisë sime intelektuale me ta, edhe mund t’i ofendoj rëndë! A thua, fajet si gjithnjë për këtë gjendje i ka lëvizja VETËVENDOSJE!?! “Ajme! Ajme! Ajme! Kohë kameleonësh”- do të thoshte Rexhep Qosja. “Të gjitha historitë tona kanë qenë kohëra kameleonësh - do të thosha unë "injoranti"! Facebook-u, diaspora dhe flamuri kaltërosh i Ahtisarit Vëmendjen time të përqendruar e shëtis me pasion nëpër rrjetin social më të popullarizuar të komunikimit mes njerëzve në botë- Facebook. Në lidhje me këtë tematikë të kësaj eseje time, aty takoj përkrahës dhe mbrojtës më të pasionuar të flamurit ahtisarian të Kosovës. Është interesantë se të këtij biçimi, aty më së tepërmi na paraqiten bashkatdhetarët tanë nga diaspora. Bile-bile, shumica e tyre, foton e profilit të vetë e kanë të prezantuar me këtë simbol!? Pse ndodh kështu si specifike me ta, kuptohet. Edhe pse realiteti në terren (Kosovë) është ndryshe, motivet e kësaj nostalgjie tek shumica e tyre janë plotësisht të arsyeshme. Së paku deri sa këtë vit të vijnë në Kosovë për pushime verore dhe ta krahasojnë vetë drejtpërdrejt, disponimin e masës tonë vendore tashti, me ato para 1, 2 apo 3 vite më parë. Shëtis rrugëve të qytetit të stolisur të Prizrenit për festat e Qershorit (10 dhe 12). Në sheshin e saj kryesor, vërej se nga shumë shitësit ambulant të flamujve, si të dominuar në tezgat e tyre atë kombëtare – Kuq e Zi. Ndërsa, tek disa shihej nga një, apo tek shumica asnjë të flamurit kaltër-verdhë ahtisarian i Kosovës. - “E dua një flamur të Kosovës”- e provokoj një shitës i cili, nga shumë oferta të flamujve të shteteve tjera evropiane që kishte në shitje, ne tezgën e tij nuk e kishte fare atë të Kosovës. - “Mos më keqkupto, mik!” - mu përgjigj me keqardhje te sinqertë shitësi – “Jo se kam diçka kundër këtij flamuri, por, krahasuar me vitet tjera, nuk e lyp më kurrkush me e ble atë”! Dhe...vërtetë një realitet ndryshe i çasjes së popullit ndaj këtij flamuri?! - Flamujt kaltëroshe të Kosovës, kaherë nuk valojnë më nëpër stadiumet e garave të mëdha sportive; - Këtë vit, edhe dasmorët bajraktar nuk e shoqërojnë më atë si dikur paralelisht me flamurin kombëtar; - Nga fushata e kaluar zgjedhore, nuk mbaj mend ndonjë parti politike, në tubimin e tyre, përveç atyre kombëtare dhe partiake, ka pasur së paku një flamur të Kosovës ahtisariane?! Jo vetëm kaq! - Sikur dikur që ishte rregull që paralelisht flamurit tonë KUQ E ZI, pranë çdo lapidari dëshmorësh të UÇK-së, të valonte edhe ai ahtisarian, tashmë nuk është ashtu. “Janë zgjuar nga varri dëshmorët dhe e kanë grisur atë!”- më tha një herë në shaka një bashkëbisedues; - Para disa ditëve, 6 aktivist të lëvizjes VETËVENDOSJE!, të burgosur nga policia e Kosovës, me aktakuzë se, më 10 Qershor 2011 (ditën e kremtes së 133 vjetorit të LSHP) kishin larguar me dhunë nga shtyllat e qytetit flamujt kaltërosh të ahtisarit, me të liruar nga gjykatësi i procedurës së shpejtuar për kundërvajtje, ata prej popullit të tyre u priten si hero: “Ju lumtë djema”- ishte urata më e shpeshtë që ju bëhej atyre atë ditë. Këtë realitet tashmë po e shohim të gjithë. Fenomeni i pritur i injorimit masovik nga populli i këtij flamuri të imponuar (kontrabanduar) , tashti po ndodh ngadalë por sigurt. Si një vazhdimësi e pandalshme... Këtë dukuri sot po e shohim të gjithë, por jo edhe ata intelektual publicist (ba)analist që, mbase për të qëndruar edhe ndonjë ditë në qendër të vëmendjes së opinionit, ende me artikujt e tyre (ba) analitike derdhin lot krokodili për këtë “Corel Draw” dizajn alla flamur... A thua, fajet si gjithnjë për këtë gjendje i ka lëvizja VETËVENDOSJE!?! “Ajme! Ajme! Ajme! Kohë kameleonësh”- do të thoshte Rexhep Qosja. “Të gjitha historitë tona kanë qenë kohëra kameleonësh - do të thosha unë "injoranti"! Albini, fëmijët parashkollor dhe prindërit e tyre... Me rastin e kremtimit të 133 vjetorit të LSHP, atë ditë qyteti i Prizrenit ishte i vizituar nga figura të shumta të shquara atdhetare. Në mesin e tyre, mu pranë ndërtesës muze të LSHP, e takoj Albin Kurtin, liderin e lëvizjes VETËVENDOSJE! Ende pa u përshëndetur mirë me të, me qindra fëmijë të vegjël parashkollor të kapur në kolonë dorë për dore, me flamuj të vegjël kombëtar Kuq e zi në dorë, posa e panë Albinin, spontanisht filluan të brohorisin: “Vetëvendosje!, Vetëvendosje!....Albin Kurti, Albin Kurti...” - “E sheh! Edhe fëmijët e vegjël të brohorisin në shenjë përkrahje”- i thashë Albinit - “Ehhh...sikur të kishim mundësi që t’i ndajmë këta fëmijë nga bindjet e disave prej prindërve të tyre!” – mu përgjigj duke qeshur, Albini. A thua, fajet si gjithnjë për këtë gjendje i ka lëvizja VETËVENDOSJE!?! “Ajme! Ajme! Ajme! Kohë kameleonësh”- do të thoshte Rexhep Qosja. “Të gjitha historitë tona kanë qenë kohëra kameleonësh - do të thosha unë "injoranti"!

KOMENTE