English

Edi Rama: S’morën drejtësinë e kërkuar (VIDEO)

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor deklaroi se edhe këtë herë, sipas tij nuk u dha drejtësi.

“Kolegji nuk pati kurajën të shohë në sy të vërtetën, por nuk mbylli sytë përpara të vërtetës së manipuluar të KQZ-së. Sot u kthye procesi në tryezën e kanibalizmit të këtij komisioni”, tha Rama përpara gazetarëve.

Kryesocialisti konfirmoi edhe sot se, opozita do t’i shkojë deri në fund betejës ligjore, ndonëse në KQZ, sikundër u shpreh ai, nuk pritet gjë tjetër veç kanibalizmit me votat e qytetarëve.

“Grabitësit mund të dhunojnë hapur për të vulosur humbjen si fitore, por ky popull nuk do t’i shohë ata si fituesit e 8 majit. Ne fituam në Tiranë dhe në të gjithë vendin, ndaj, ky proces është shembulli më i mirë për nevojën e largimit të këtij koalicioni hajdutësh”, ka përfunduar kryetari i PS, Edi Rama.

95

KOMENTE