English

Mbyllet provimi i matematikës, ministria publikon përgjigjet

Tiranë, 15 qershor 2011 NOA- 42 mijë e 500 maturantë në të gjithë vendin kanë mbyllur sot në mesditë provimin e dytë të maturës shtetërore. Ministria e arsimit pak orë pas mbylljes së orarit zyrtar ka publikuar në faqen e saj të gjitha përgjigjet e provimit të sotëm, atë të lëndës së matematikës. Zyrtarisht, bëhet e ditur se pas më shumë së 14 ditësh, pasi të bëhet vlerësimi i përgjigjeve të dhëna nga studentët, do të shpallen publikisht edhe notat e testimit të sotëm.

Maturantët shqiptarë zhvilluan me 1 qershor provimin e parë atë të letërsisë, përgjigjet për të cilën pritet të dalin brenda ditës së nesërme.

a.q/NOA

KOMENTE