Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 150 kg Mariuanë në Gjirokastër, 2 në pranga, fshihen 2 organizatorët
English

Kapen 150 kg Mariuanë në Gjirokastër, 2 në pranga, fshihen 2 organizatorët

Gjirokastër, 16 qershor 2011, NOA – Eklipsi Hënor i 15 qershorit ishte edhe kodi nga ku mori emrin operacioni policor i antidrogës në qytetin e Gjirokastrës ku u sekuestruan në orët e vona të natës 150 kg Mariuanë.

“Eklipsi” arrestoi në flagrancë dy shtetas që transportonin lëndën narkotike, ndërsa u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë nga fshati Lazarat.

Operacioni u finalizua mbrëmë rreth orës 23.30.

Sipas policisë së Gjirokastrës sasia e madhe e drogës po transportohej drejt Sarandës me destinacion përfundimtar Greqinë nëpërmjet një një automjeti tip Fuoristrade.

Pas informacioneve të marra, policia e Gjrokastrës ngriti disa pika kontrolli në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë.

Bëhet me dije se gjatë operacionit, shtetasit që transportonin lëndën narkotike, për t’ju shmangur pikave të kontrollit të policisë, shkarkuan lëndën narkotike nga automjeti në afërsi të fshatit Grapsh të rrethit Gjirokastër.

Pasi e hodhën drogën në një përrua drejtuesi i automjetit, banor i fshatit Lazarat së bashku më një shtetas tjetër po nga Lazarati, janë larguar në drejtim të Muzinës, ndërsa dy shtetasit e tjerë po pjesëtarë të këtij grupi kanë filluar të transportonin me krahë në drejtim të faqes së malit të Muzinës lëndën narkotike.

Aty dhe do t’i priste automjeti që i çoi deri atje.

Rreth orës 01.00 të mëngjesit policët vëzhguan personat që transportonin lëndën narkotike në faqen e malit poshtë qafës së Muzinës, mbi fshatin Grapsh.

Pasi janë vënë në ndjekje të tyre, policët thirrën të ndalonin por, dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë duke u larguar me vrap nga të mundnin e duke hedhur përdhe çantat me lëndë narkotike.

Por pak metra pasi janë larguar dy transportuesit e drogës janë kapur dhe prangosur nga efektivët e antidrogës.

Pas marrjes në dorëzim të drogës rezultuan katër çanta të mëdha shpine dhe një thes plasmasi i bardhë, me pako të mbështjella me letër natriban të gjitha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë.

Sipas policisë secila çantë kishte nga 35 pako me mariuanë, ndërsa në thesin plasmas kishte 10 pako, gjithsej 150 pako në formë katrore me peshë një kilogramë secila, në plot 150 kg drogë.

Policia e Gjirokastrës arrestoi transportuesit e drogës 39-vjeçarin Shkëlqim Besimaj, nga Vlora i dënuar më parë me 1 vit burg për trafik të lëndëve narkotike dhe 28-Vjeçarin Dorjan Rrapi, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim dy shtetasit nga fshati Lazarat si organizatorë të këtij grupi, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre.

Ndërkohë po vazhdon puna për kapjen e tyre dhe gjetjen e automjetit, pasi mendohet se së bashku me të dy personat janë fshehur në zonën e Sarandës.

mit/NOA

KOMENTE