English

KQZ, numërimi i votave në 368 kuti, ditën e hënë

Tiranë, 17 qershor 2011 NOA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u mblodh sot pasdite, për miratimin e projekt–aktit i cili do t’i hapë rrugë numërimit të votave të hedhura gabim në kutitë e 368 qendrave të votimit në Tiranë.

Pas kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të PS, KQZ ka vendosur të shtyjë për të shtunën miratimin e projekt – aktit, ndërkohë që u ra dakord për të nisur ditën e hënë në orën 10, numërimin e votave në kutitë problematike.

Përfaqësuesit ligjorë të PS në KQZ, deklaruan se duhet më shumë kohë për të parë vendimin e fundit të Kolegjity Zgjedhor.

Gjatë orëve të paradites në KQZ, mbërriti vendimi i Kolegjit Zgjedhor i marrë në fillim të kësaj jave, sipas të cilit, ligjërohet hapja e 368 kutive, ku sipas dokumentacionit janë hedhur gabim votat e qytetarëve.

a.q/NOA

KOMENTE